Original news    English    Italian    Albanian   

Drafti, dyfishohen gjobat per biznesin shqiptar
Autor Roni - gio 17 mar 2011 13:39

Qeveria ka ndermarre disa ndryshime thelbesore ne ligjin per procedurat tatimore duke rritur ndjeshem masen e gjobave per ato biznese te cilet kapen me shkelje te cilat kane te bejne me deklarimin e punonjesve, leshimin e kuponit tatimor, regjistrimin ne QKR, etj. Drafti ka ardhur ne Kuvend vetem pak dite pas apelit te bere nga Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se qeverise per shtim te masave ndeshkuese ndaj atyre bizneseve qe ushtrojne aktivitet pa u regjistruar.

Regjistrimi
Masat drastike fillojne qe ne momentin kur nje biznes kapet duke ushtruar aktivitet pa u regjistruar prane Qendres Kombetare te Regjistrimit. Me pare, ne raste te tilla, organet tatimore i jepnin nje afat 14 ditor qe te regjistroheshin dhe me nese kjo nuk ndodhte brenda gjashte muajsh biznesi duhej te mbyllte aktivitetin. Tashme, nuk kemi me nje situate te tille, por ne ēdo rast, tatimet bllokojne biznesin dhe sekuestrojne mallin qe ndodhet aty.

Ky ndryshim eshte bere, pasi ne mjaft raste kur jane konstatuar te paregjistruar bizneset kane nderruar vendin duke vijuar aktivitetin normalisht. Ne rastet kur kemi te bejme me nje biznes qe ushtron aktivitet ne fushen e sherbimeve, drafti i qeverise propozon heqjen e licences apo lejes se ushtrimit te aktivitetit per nje periudhe gjate mujore.
Ndryshime te rendesishme jane bere edhe ne procedurat e ēregjistrimit te bizneseve. Ēregjistrimi mund te kryhet vetem pasi biznesi te kete shlyer te gjitha detyrimet tatimore. Fillimisht, biznesi duhet te aplikoje prane QKR-se per ēregjistrim, me pas kjo e fundit i drejtohet tatimeve per te marre nje bilanc te pagesave qe ka kryer ai. Pas konfirmimit se eshte shlyer ēdo pagese, atehere QKR-ja ben ēregjistrimin e biznesit


Gjobat
Ndryshimet tek gjobat fillojne tek mosdeklarimi i punonjesve, ku bizneset e medha do te gjobiten per ēdo rast modeklarimi me 100 mije leke ndersa bizneset e tjera me 50 mije leke. Keto gjoba, jane te vlefshme ne rastet kur punonjesit e padeklaruara zbulohen gjate kontrolleve te bera ne terren nga punonjesit e administrates tatimore, ndersa ne rast se punonjesi deklarohet me vone se afati nje ditor para marrjes ne pune, punedhenesi gjobitet me 10 mije leke.
Ne rastet kur kemi te bejme me punonjes te larguar nga puna, ata duhet te deklarohen prane organeve tatimore brenda 10 diteve nga shkeputja e marredhenieve financiare, pasi ne te kundert perllogaritja e detyrimeve qe duhet te shlyhen per te do te behet deri ne diten kur behet deklarimi.
Rritja me e madhe eshte bere tek gjobat per mospajisjen me kasa fiskale ku verehet nje dyfishim i tyre. Keshtu, nese kapen pa kasa fiskale, bizneset e medha gjobiten me 200 mije leke gjobe ndersa bizneset e vogla me nga 100 mije leke, heren e pare. Ne rast te nje kontrolli te dyte, masa e gjobes per bizneset e medha gjoba eshte 300 mije leke ndersa per te tjeret 200 mije leke. Masat me drastike merren ne rast te nje kontrolli te trete ku perseri biznesi kapet pa kase fiskale. Ne kete rast, bizneset gjobiten me nga 500 mije leke ose mbyllje te aktivitetit deri ne gjashte muaj.


Gjobat
Mosdeklarim i punonjesve 50 000 deri 100 000 leke
Pa kase fiskale (hera I-re) 100 000 deri 200 000 leke
Pa kase fiskale (hera II-te) 200 000 deri 300 000 leke
Pa kase fiskale (hera III-te) 500 000 deri mbyllje aktiviteti (6 muaj)
Mosdhenie bilete 10 000 leke (per ēdo bilete)

Shekulli




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24649, stampe 25 ©