Original news    English    Italian    Albanian   

Emigrantet mund te paguajne per plotesimin e viteve te punes ne vendet ku ata jetojne
Autor Roni - lun 04 apr 2011 15:11

Emigrantet, konkretizohet marreveshja - tani pagesat vullnetare atje ku jetojne

Emigrantet shqiptare ne Itali mund te verifikojne periudhat kontributive ose te paguajne per plotesimin e viteve te punes per efekt pensioni ne Shqiperi, ne vendet ku ata jetojne. Ky hap u be i mundur fale marreveshjes me te fundit te arritur ndermjet ISSH-se me Banken Intesa San Paolo, me marreveshjen mes ISSH-se dhe Ministrise se Jashtme, si dhe informacionit te shperndare falas nepermjet mbi 800 zyrave te INAS-it, patronatit me te madh italian qe asiston ne dhenien e informacionit dhe plotesimit te dokumenteve per emigrantet, per te gjithe emigrantet qe jetojne ne Itali. Pikerisht, zgjerimi i bashkepunimit me INAS ka qene ne qender te takimit te zhvilluar gjate datave 3 dhe 4 mars 2011, ne Rome, mes drejtuesve te ISSH-se dhe drejtuesve te INAS-it.

“Dua te falenderoj patronatin per te gjithe asistencen qe iu jep bashkeqytetareve tane qe jetojne dhe punojne ne Itali. Informacioni permes jush dhe marreveshja e firmosur se fundmi me Intesa San Paolo per mundesimin e pagesave nga emigrantet per plotesimin e viteve te duhura per pension ne Shqiperi permes kontributit vullnetar, na jep mundesine e nje komunikimi sa me konkret, sidomos me te gjithe ata qe kane patur nje histori kontributive ne Shqiperi perpara se te emigronin”, - tha ne fjalen e saj kreu i ISSH-se, Evelina Koldashi, duke falenderuar Presidentin e INAS Antonio Sorgin dhe ambasadorin shqiptar ne Rome, z. Llesh Kola, per asistencen ne zgjerimin e marreveshjeve.

Nderkaq, Sorgi ka deklaruar vendimin e Patronatit INAS-CISL per te hapur nje zyre ne Tirane, ku pritet nje shkembim edhe me konkret te dhenash dhe verifikimesh qe do t’iu duhet shqiptareve qe jetojne e punojne ne Itali, lidhur me mundesine e perfitimit te pensionit edhe ne Shqiperi. I pranishem ne kete takim, ambasadori shqiptar ne Rome, Llesh Kola, e konsideroi kete nje prani te rendesishme te shtetit shqiptar prane ēdo shqiptari ne emigracion. “Falenderoj Sorgin e Koldashin per kete takim kaq te rendesishem, qe i jep mundesine bashkeqytetareve te mi qe te njihen falas me kushtet e mbrojtjes sociale edhe ne Shqiperi, ku nje pjese jo e vogel kthehet per te jetuar.

Eshte shume pozitive qe tashme ata do te mund t’i derdhin kontributet ketu ku jetojne per plotesimin e viteve te duhura per pension”, tha ambasadori Kola. Ai paralajmeroi se, si perfaqesues i Qeverise Shqiptare do te vijoje negociatat me qellim arritjen e nje marreveshje edhe me te rendesishme, qe ka te beje me totalizimin e periudhave kontributive ne Shqiperi dhe Itali, ēka do t’iu jepte mundesine shqiptareve qe te perfitonin nga te dy sistemet e siguruara. “Ne do te kerkojme kete te drejte qe kane shqiptaret, ne baze te gjitha ligjeve”, tha Kola. Nderkohe, ai pershendeti edhe mundesine qe jep kjo marreveshje, duke nisur mbledhjen e te gjitha te dhenave per emigrantet shqiptare, ēka do te mundesonte saktesimin e te gjithe shqiptareve me periudha kontributive, qe kane nevoje per plotesim.

Ndersa sociologu Rando Devole, qe eshte edhe koordinator mes patronateve ne Itali dhe negociator i marreveshjes INAS-ISSH, tha se, si nje deshmitar i te gjitha ndryshimeve qe kane ndodhur ne 20 vitet e fundit mes shqiptareve qe jetojne ne Itali, e sheh kete bashkepunim si nje menyre shume efikase qe emigrantet te ndjejne nga prane kujdesin e shtetit te tyre. “Falenderoj znj. Koldashi per kete projekt, qe tashme ka kohe qe funksionon dhe qe ka bere qe shume shqiptare te jene aplikues te kerkesave per t’u njohur me historikun e punes se tyre apo te menyres se si mund te perfitojne edhe ne Shqiperi”, tha Devole.




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 17988, stampe 35 ©
Precedente
Buxheti - Pasqyre sistematike financiare e hyrjeve dhe daljeve