Original news    English    Italian    Albanian   

Formularet per deklarimin e pasurise
Autor Visi - dom 17 apr 2011 16:52

Per pak dite hyn ne fuqi udhezimi i Ministrise se Financave per deklarimin e te ardhurave te ēdo shtetasi shqiptar. Me ane te nje formulari te posaēem individet do te deklarojne te gjitha te ardhurat e krijuara, jo vetem nga puna, por edhe me forma te tjera, perfshi edhe trashegimine.

Gazeta “Shqip” zbardh te plote udhezimin e Ministrise se Financave, ku caktohen qarte rruget e plotesimit te formularit dhe llojin e te ardhures qe ka krijuar. Me pas ky dokument do te dorezohet te tatimet brenda dates 30 prill, duke filluar nga viti 2012. Kjo do te thote se ligji ka hyre ne fuqi dhe automatikisht ēdo e ardhur duhet deklaruar.
Formulari duhet plotesuar edhe per nje kategori te caktuar shpenzimesh, per shendetesi, kontributet dhe arsim. Per te tilla shpenzime individet duhet te ruajne mandatet e pageses per te vertetuar shpenzimin. Por ketu duhet pasur kujdes. Ne momentin e mbledhjes se te ardhurave dhe ketyre tri lloje shpenzimesh, diferenca mes tyre nga zbritja do te tatohet ne rast se del pozitiv. Shkalla e tatimit eshte 10 per qind dhe kjo perben nje rrezik per individet me te ardhura te konsiderueshme.

Ne rast se diferenca mes te ardhurave dhe shpenzimeve del negative, atehere individi do te marre mbrapsht nga tatimet diferencen. Te kjo skeme e rimbursimit nuk perfitojne individet me te ardhurat vjetore 800 mije leke e siper.
Kush i deklaron te ardhurat
Deklarata individuale vjetore e te ardhurave plotesohet nga individet rezidente shqiptare per te ardhurat e realizuara brenda dhe jashte territorit te Shqiperise dhe individet rezidente te huaj per te ardhurat e realizuara ne vendin tone. Ne skemen e deklarimit jane te perfshire edhe emigrantet, ne rast se kane deshire per te qene pjese e skemes. Gjithashtu deklaraten duhet ta plotesojne te vetepunesuarit rezidente, vendas ose te huaj, te cilet realizojne te ardhura nga veprimtaria e biznesit te vogel, krahas deklarates per biznesin e ushtruar, e cila duhet dorezuar deri me date 31 mars te vitit pasardhes, duhet te plotesojne per pjesen e fitimit pas tatimit (te perfituar ne formen e te ardhurave personale) edhe deklaraten individuale vjetore te te ardhurave sikurse dhe individet e tjere jo me vone se data 30 prill e vitit qe pason periudhen tatimore, per te cilen behet deklarimi. Deklarata individuale vjetore e te ardhurave mund te plotesohet edhe nga persona te tjere, te cilet vendosin te bejne deklaraten megjithese nuk kane detyrim ligjor te bejne kete deklarim.

Ku dhe kur dorezohet
Deklarata individuale vjetore e te ardhurave dorezohet ne Drejtorine Rajonale Tatimore, e cila mbulon vendbanimin e individit deklarues, dorazi, me poste apo ne rruge elektronike jo me vone se data 30 prill qe pason periudhen tatimore, per te cilen behet deklarimi. Detyrimi i pare i deklarimit behet brenda dates 30 prill 2012 per vitin fiskal 2011.
Nese nga plotesimi i deklarates rezulton se individi deklarues duhet te paguaje tatim, bazuar ne rubriken “Totali per t’u paguar i te deklarates individuale vjetore te te ardhurave”, individi ploteson formularin “Dokument i pageses se tatimit mbi te ardhurat individuale” dhe brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se deklarates vjetore te te ardhurave, ben pagesen e tatimit ne banke. Ne rast te plotesimit te gabuar te deklarates, kjo e fundit mund te korrigjohet nga individi plotesuar nje deklarate te re, me vendosjen e shenjes “X” ne kutine perkatese, brenda 3 muajve nga data e dorezimit te deklarates se pare. Per mosdeklarimin ne afat te deklarates individuale vjetore te te ardhurave zbatohen sanksionet administrative te percaktuara ne ligjin nr. 9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”.
Kush e ploteson formularin
Kryefamiljari ploteson deklaraten vjetore individuale te te ardhurave ne te cilat perfshin edhe personat nen kujdestari, te cilet nuk krijojne te ardhura. Individet brenda familjes qe kane te ardhura nga burime te ndryshme jane te detyruar te deklarojne individualisht. Ne rastin kur individi brenda familjes nuk ka aftesi per te plotesuar deklaraten, kjo e fundit plotesohet nga kryefamiljari ose personi qe e ka nen kujdestari dhe nenshkruhet nga te dy.
Shembull: Nje familje eshte e perbere nga kryefamiljari, bashkeshortja dhe 3 femijet. Kryefamiljari ka realizuar te ardhura individuale vjetore gjithsej per 700 000 leke, bashkeshortja ka realizuar te ardhura individuale vjetore gjithsej per 600 000 leke, ndersa femijet nuk kane te ardhura individuale. Detyrimin per dorezimin e deklarates e ka kryefamiljari dhe gruaja ne deklarata te veēanta, duke plotesuar rubrikat respektive te formularit. Meqenese kryefamiljari per periudhen tatimore ka realizuar te ardhurave individuale vjetore 700 000 leke, (pra me pak se kufiri 800 000 leke), ka te drejten te perfitoje nga njohja e shpenzimeve te zbritshme te percaktuara ne nenin 13/3 te ligjit dhe ne rubriken 19 (Shuma e shpenzimeve te zbritshme)te deklarates individuale vjetore te te ardhurave.
Per femijet, meqenese nuk kane realizuar te ardhura, ata duhet te deklarohen ne deklaraten e kryefamiljarit dhe ate te gruas duke plotesuar kutite perkatese ne rubriken 17 “Persona ne kujdestari te deklaruesit” te seksionit A te deklarates individuale vjetore te te ardhurave me te njejten numer 3 (tre). Nese femijet realizojne te ardhura individuale gjate periudhes tatimore ato duhet te deklarojne individualisht keto te ardhura nepermjet plotesimit te deklarates. Ne pamundesi per plotesimin nga ana e tyre deklaraten e ploteson njeri prej anetareve te familjes.
Nese kryefamiljari realizon te ardhura vjetore mbi kufirin 800 000 leke, ai nuk do te perfitonte nga shpenzimet e zbritshme.
Te ardhurat qe deklarohen
Pothuajse te gjitha llojet e te ardhurave qe krijohen do te deklarohen ne formular. Ato jane te ardhurat bruto nga paga apo shperblimet, fitimin nga zhvillimi i veprimtarise se biznesit te vogel, te ardhurat bruto nga dividenti per pjesemarrje ne shoqeri tregtare apo nga veprimtarite e biznesit, te ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurise se paluajtshme dhe te ardhurat bruto nga interesa bankare. Te tjera te ardhura qe deklarohen ka te beje me fitimin kapital neto, te krijuar nga investimet ne tituj apo ne pasuri te paluajtshme, shumat bruto te fituara nga lotari apo lojera te tjera te fatit dhe te ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, te drejtat ekskluzive dhe pasuri te tjera. “Te ardhura bruto te realizuara jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ēdo dokument vertetues per justifikimin e origjines se te ardhurave dhe tatimit te paguar”, do te jene pjese e deklarimit. Te gjitha te ardhurat e deklaruara duhet te shoqerohen me mandat pagesen e tatimit dhe me vertetimin e vleres qe po plotesohet ne formular.
Shpenzimet e zbritshme
Dokumentet qe duhet t’i bashkengjiten deklarates, per justifikimin e shpenzimeve te zbritshme, jane kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore, si dhe kontributet vullnetare te pensioneve. Gjithashtu duhen deklaruar shumat e interesit bankar te kredise se marre per shkollim, per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari, kopje te kontrates me banken brenda territorit te Shqiperise, ku te jete e specifikuar se kredia e marre eshte per shkollim. Nje tjeter shpenzim i rendesishem qe duhet deklaruar eshte edhe ai i mjekimit, per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari, per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor. Ne rast te plotesimit te deklarates nga individi (jo kryefamiljar), shpenzimet vjetore per mjekim, per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor jane 8532 leke. Ne rast te plotesimit te deklarates nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore per mjekim, per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari, per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor jane 8532 leke per secilin anetar te familjes, por jo me shume se 32 000 leke.

Burimi: Gazeta Shqip




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 21801, stampe 53 ©
Precedente
Si te bejme kalimin e nje pronesie.Shitje trualli dhe/ ose ndertes