Original news    English    Italian    Albanian   

Kosova do te zhytet ne krize financiare?!
Autor Visi - lun 18 apr 2011 13:19

Mosdhenia e kestit te dyte te kredise Kosoves, ne shume prej 40 milione eurosh, nga ana e Fondit Monetar Nderkombetar, gje qe ka qene e parapare te ndodhe ne fund te marsit, tregon shenja te qarta se marredheniet midis Kosoves dhe ketij institucioni jane ērregulluar ne mase te madhe, vleresojne ekspertet e ēeshtjeve ekonomike.

Kjo, siē theksojne ata, ka ndodhur per shkak te vendimit te Qeverise per ngritjen e pagave deri ne 50 per qind per sektore te caktuar, vendim ky, i cili ishte kundershtuar nga FMN-ja.

Eksperti per ekonomi, Muhamet Sadiku, profesor ne Universitetin e Prishtines, thote se mosdhenia e kestit te dyte te kredise nga FMN-ja eshte vetem pasoja e pare e ērregullimit te marredhenieve te ketij fondi me Kosoven.

“Raportet e Kosoves me Fondin Monetar Nderkombetar jane te ērregulluara. Me kete ērregullim te raporteve, Kosova jo vetem qe po e rrezikon ndihmen nga Fondi Monetar Nderkombetar, ndihmen per buxhetin, por po rrezikon edhe te gjitha donacionet tjera, duke perfshire donacionet e Komisionit Evropian, pastaj edhe ndihmen e Bankes Boterore”.

“Kjo mund te shkoje aq larg, saqe edhe disa donatore tradicionale te Kosoves, mbi baza bilaterale, te tregojne hezitim qe te vazhdojne ta ndihmojne Kosoven. Kjo situate eshte shume e paqarte dhe e demshme per Kosoven”, thekson Sadiku.

Mendim te ngjashem ka edhe Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik te Kosoves dhe profesor ne Universitetin e Prishtines. Ai thote se kredite e FMN-se ndaj Kosoves jane te humbura, per shkak te, siē shprehet, prishjes se marredhenieve.

“Ato, me siguri se Kosova nuk do t’i realizoje tani, prandaj do te jete ne minus per ato mjete. Ne shtegun afatgjate, une mendoj se do te kete reperkusione shume negative... Jemi treguar jo te disiplinuar si anetar i rregullt i ketij institucioni shume te rendesishem nderkombetar financiar”, thote Limani.

Por, sipas ketyre eksperteve te ekonomise, e gjithe kjo situate, duke perfshire edhe miratimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosoves, si dhe shpenzimet qe e tejkalojne nivelin e ketij buxheti, eshte potencialisht e rrezikshme qe vendin ta ēoje ne deficit te thelle buxhetor.

Sadiku thote se iniciativat shpenzuese te Qeverise se Kosoves jane dukshem me te medha se kapacitetet e te hyrave buxhetore dhe nje gje e tille, sipas tij, do te kete pasoja.

“Kosova, nen mungesen e ndihmes nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe institucionet tjera, kete vit mund ta perfundoje me deficit primar buxhetor prej rreth 200 milione eurosh”.

“Ky deficitit eshte tejet serioz. Kosoves, si shtet i ri, nuk i duhet te hyje ne nje ērregullim makroekonomik, sepse kjo do te shprehej ne kualitetin e zhvillimit te Kosoves, do te shprehej ne mungesen e jetes sociale, do ta konservonte papunesine dhe varferine, te cilat jane ne nivel te larte”, deklaron Sadiku.

Limani parasheh qe deficiti te jete edhe me i thelle.

“Nga ajo qe ne dime qe ne fillim, Kosova ka hyre ne nje deficit prej 300 milione apo deri ne 400 milione euro, per arsye se mjetet buxhetore i ka pare ne shitjen e PTK-se”.

“Prandaj, ne aspektin profesional, them se eshte thyer Ligji mbi buxhetin, per arsye se, ne asnje moment, buxheti nuk guxon te behet me burime jo te sakta per krijimin e mjeteve buxhetore. Fondi nuk e mbeshtet, nuk jep donacione. Atehere, sigurisht se do te paraqitet nje krize financiare”, thote Limani.

Keta eksperte te ekonomise vleresojne se pasojat nga deficiti i mundshem do te reflektonin edhe vitin e ardhshem. Sipas tyre, pasoje eventuale mund te jete edhe nje kolaps financiar ne Kosove. /rel/




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25122, stampe 36 ©
Precedente
Formularet per deklarimin e pasurise