Original news    English    Italian    Albanian   

Pasojat e shtrenjtimit te euros ne Shqiperi
Autor Roni - dom 01 mag 2011 10:42

Euro po rritet se tepermi edhe gjate diteve te fundit duke kaluar edhe mbi 142 leke. Kjo eshte nje shifer rekord e kesaj monedhe duke e bere edhe me te shtrenjte jetesen, ne nje vend si Shqiperia ku pjesa me e madhe e kredive apo mallrave te tjera te konsumit te perditshem importohen. Kredite ne euro, edhe pse momentalisht jane favorizuar nga normat e uleta te interesit, jane shtrenjtuar nga kursimi kembimit, ndersa ēmimet e mallrave te importit nuk njohin ulje duke bere qe familjet ose te shpenzojne me shume para per te permbushur te njejtat nevoja si nje vit me pare ose te mos blejne me si me pare.
Perkunder atyre qe preken se tepermi nga kursi i kembimit, per vete specifikat e ekonomise se vendit ka edhe prej tyre qe jane me teper se te kenaqur nga kjo situate. Jane bizneset qe eksportojne te cilet e shohin pozitivisht kete shtrenjtim te euros kundrejt lekut. Kjo ben qe produktet shqiptare te jene me te preferuara ne zonen euro.


Kredite
Ata qe preken ne menyre te menjehershme nga luhatjet e kursit te kembimit, ne rastin tone te kursit euro/leke jane individet dhe bizneset qe kane aktualisht detyrimin per te shlyer nje kredi ne kete monedhe. Kredite ne euro perbejne nje pjese te konsiderueshme te portofolit te kredive te bankave tregtare. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, deri ne fund te shkurtit te ketij viti, bankat kane leshuar kredi ne euro ne vleren e rreth 290 miliarde lekeve kundrejt 180 miliarde lekeve ne monedhen vendase.
Individet qe preken nga ndryshimi i kursit te kembimit jane ata qe kane nje kredi ne euro dhe te ardhurat i kane ne leke. Normalisht, per te shlyer kestet mujore, keta te fundit duhet te blejne euro ne treg. Luhatja e tij ben qe te rritet kostoja e kredise edhe pse kestet mund te jene te njejta. Keshtu per shembull, ne prill te vitit te shkuar, sipas Bankes se Shqiperise, nje euro blihej mesatarisht me 138.5 leke, nderkohe qe sot ajo ka kaluar mbi 142 leke. Per te blere 100 euro ne prill 2010, nje kredimarresi i duheshin 13 850 leke, ndersa sot i duhen 14 200 leke. Diferenca prej 350 lekesh shkaktohet vetem per shkak te luhatjes se kursit te kembimit.
Diferenca, rrjedhimisht edhe kostoja e kredise, behet me e madhe ne rastin e bizneseve, te cilet kane keste me te larta per te shlyer. Bizneset jane kredimarresit me te medhenj ne sistemin bankar aktualisht dhe pjesa derrmuese e kredive jane ne euro. Sipas Raportit te Stabilitetit Financiar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2010, bizneset kane marre hua rreth 228 miliarde leke duke e thelluar ate me rreth 23 miliarde leke krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
sipas eksperteve, me te prekur nga kjo situate jane ato biznese, te cilat aktivitetin e tyre e zhvillojne ne tregti, pasi konsumatoret blejne ne monedhen vendase ndersa mallrat qe ata importojne nga jashte, paguhen kryesisht ne euro.


Ēmimet
Zhvillimet nderkombetare jane cilesuar nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani si ndikuesit me te medhenj ne rritjen e ēmimeve, por ato nuk jane i vetmi ndikues ne rritjen e kostos se jeteses ne Shqiperi. Specialistet ia hedhin nje pjese te mire te "fajit" edhe zhvillimeve ne tregun valutor ne vend.
Prej disa muajsh, monedha evropiane, e cila perdoret gjeresisht ne importet shqiptare, qendron ne vlera te larta ne raport me lekun. Kjo ben qe importuesit te shpenzojne me shume leke per te blere te njejten sasi euroje duke ia transmetuar me pas koston shtese konsumatorit.
Kursi i kembimit eshte nje faktor i rendesishem ne ecurine e ēmimeve ne rastet kur kemi te bejme me tregje qe furnizohen kryesisht nga importi, ashtu siē eshte Shqiperia. Keshtu per shembull, nese per te blere nje euro, ne prill te vitit te shkuar, nje importues ushqimesh do te duhej te paguante mesatarisht 138.5 leke, aktualisht duhet te paguaje rreth 142.5 leke. Kjo diference prej kater leke e kursit te kembimit te euros nga viti 2010 ne vitin 2011, plus edhe shtrenjtimi i mallrave ushqimore dhe karburanteve ne tregjet e huaja, shpjegon me se miri ate ē'ka jane duke perjetuar sot shqiptaret me ēmimet e larta.
Se fundmi eshte rishfaqur edhe ideja e nje rishikimi te politikave fiskale kryesisht ndaj ushqimeve, gjithsesi per momentin kjo mbeten ende retorike per aq kohe qe ekzekutivi nuk nderhyn per te lehtesuar disi barren e madhe te rritjes se ēmimeve tek konsumatoret duke ia transferuar nje pjese te saj buxhetit te shtetit.
Varesia e tregjeve shqiptare nga importet pasqyrohet edhe ne te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave. Ne mars, Shqiperia ka eksportuar rreth 17 miliarde leke mallra dhe ka importuar rreth 43 miliarde leke. Pra, per ēdo 100 leke te futur me ane te eksporteve, vendi ka nxjerre 250 leke jashte per te blere mallra dhe sherbime.


Eksportuesit: Euro e shtrenjte, sa mire per ne
Alban Zusi, Kryetari i Shoqates se Eksportuesve te Shqiperise shpjegon ndikimin e kursit te kembimit tek eksportet shqiptare. Sipas tij, kjo situate eshte e pershtatshme per ata pasi nje lek i dobet favorizon gjithnje e me shume eksportet duke sjelle me shume te ardhura per kompanite. Por, ky favorizim vlen deri ne kete nivel te kursit te kembimit euro/lek, pasi nese monedha evropiane shtrenjtohet edhe me, do rriste edhe me teper koston e jeteses ne vend duke bere qe punonjesit te kerkonin rritje pagash dhe kjo do te kthehej ne me shume kosto per kompanite.
Z. Zusi si ndikon kursi aktual i kembimit te euros me lekun ne aktivitetin e bizneseve qe ju perfaqesoni si Shoqate?
Rritja e euros ne raport me lekun eshte shume pozitive per ne. Pasi qofte kur eksportojme por edhe kur rieksportojme, kostoja e prodhimit te brendshem paguhet ne leke, nderkohe qe shitet ne euro, pra me shtrenjte. Keshtu edhe per rieksportet. Kostoja per radhimin e nje njesie mund te jete nje euro dhe pagesat ketu behen ne leke. Kur euro eshte me 135 leke per shembull, diferenca qe te mbetet eshte 35 leke, por nese euro eshte 142 leke, atehere marzhi i fitimit nuk eshte me 35 leke por 42 leke. Pra fiton 7 leke me teper.
Krahas te ardhurave, a ndikon ne sasine e eksporteve ky ndryshim?
Ka disa momente se si mund te ndikoje ne rritjen e eksportit. E para, me normalja ka te beje me faktin se kompania prodhuese nuk i kerkon rritje ēmimesh partnereve. Duke mos bere kete, nxit rritjen e shitjeve apo te krahut te punes ne rastet kur kemi te bejme me rieksporte.
E dyta, kur kemi nje rritje te tille te euros, ndodh qe biznesmene inteligjente bejne ulje te ēmimeve per eksportin dhe kjo automatikisht ndikon ne rritjen e tyre.
Menyra e trete e ndikimit ka te beje me nivelin e investimeve. Kjo sepse per te njejten pune ne po marrim gati 20 per qind me shume te ardhura nga sa merrnim nje vit apo nje vit e gjysme me pare. Ēmimet i kemi vendosur me bleresit e jashtem kur euro ishte 125 leke. Kjo e ardhur e akumuluar po kthehet ne investime.
Ka bleres te huaj qe kane hyre rishtazi ne vend dhe duke e pare te pershtatshem kete treg per shkak te kursit te kembimit e?
Po ka. Tani nuk kemi vetem bleres italian apo grek por edhe austriak apo holandez. Une per shembull, qe me pare kam punuar me grek apo italiane, gjate muajve te pare te ketij viti, 60 per qind te punes e kam bere per austriake.
Do te ishit te interesuar per nje shtrenjtim te metejshem te euros kundrejt lekut?
Jo. Kjo ishte nje rritje e pelqyeshme sepse nese rritet edhe me teper do te rritej me shume inflacioni dhe kostoja e jeteses, automatikisht ne do te duhet te fillonim te rrisnim kostot duke rritur pagat. Dhe ne moment qe do te rrisnim pagat do te humbase avantazhi i euros se larte. Deri tani ka qene pozitive se s'ka qene shoqeruar me rritje te ndjeshme te kostos se jeteses.


Euro drejt 143 lekeve
Monedha e evropiane nuk njeh ndalese. Pasi kaloi 142 leket dy dite me pare, gjate dites se djeshme, nje euro eshte kembyer mesatarisht me 142.40 leke. Keto jane te dhenat qe ofron Banka e Shqiperise, e cila mbledh informacion nga disa pika te kembimit valutor dhe me pas nxjerr nje shifer mesatare, por ne agjenci te ndryshme ne Tirane, nje euro gjate dites se u ble edhe me 142.70 leke. Qe prej fillimit te javes, monedha evropiane ka fituar plot nje pike ndaj lekut. Pra nese per te blere nje euro, diten e hene duheshin paguar 141.4 leke, dje duheshin paguar plot 142.4 leke.
Qe prej javes se pare te marsit, euro nuk ka zbritur nen 140 leke duke treguar keshtu tendencen rritese gjate kesaj periudhe, ku arriti edhe kulmin diten e djeshme. Ne fakt, shtrenjtimi i euros kundrejt lekut ka filluar qe ne ditet e para te ketij viti, ku nje euro nuk mund te blihej me me pak se 138.40 leke./shekulli


----------------------------------------------------------------------
Ekspertet e bankave thone se zhvleresimi i lekut po ndodh per shkak se ne treg ka kerkese te larte per monedhen europiane. Pertej shkaqeve te brendshme kursi i kembimit ne tregun vendas po ndjek tendencat e tregjeve valutore nderkombetare. Muajt e fundit euro eshte forcuar ndjeshem ndaj dollarit amerikan duke tentuar nivelet e kembimit 1 euro me 1.49 dollar me i larti qe nga dhjetori i vitit 2009.

Ekspertet e Bankes Qendrore thone se edhe ne Shqiperi po reflektohet e njejta tendence. Ndersa euro eshte rritur nga 138 ne 142 leke dollari ka rene nga 105 drej kursit aktual 96 leke. Ne pamje te pare duket se ecuria e lekut ndaj dy monedhave te huaja ka qene e ekuilibruar duke reflektuar levizjet ne tregjet boterore.

Por per shkak te euroizimit te larte te ekonomise shqiptare per buxhetet e familjeve keto levizje nuk kane efekte te ekuilibruara. pasi familjet penalizohen me shume nga zhvleresimi i lekut ndaj euros se sa fitojne nga forcimi i monedhes kombetare ndaj dollarit. Vete guvernatori i Bankes se Shqiperise deklaroi se kursi i kembimit po shkon drejt nje ekuilibri te ri. Nje ekuliber ky qe per disa eksperte mund te kete jo pak kosto per ekonomine, pasi euro e forte pervecse trondit buxhetet e atyre qe kane kredi ne monedhen europiane, tashme perkeqeson edhe borxhin publik te vendit/Top-channel




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25593, stampe 29 ©
Precedente
Pse tė investosh nė Tiranė?