Original news    English    Italian    Albanian   

Bankat Shqiptare - Udhezimi si sigurohen parate e shqiptareve
Autor Roni - dom 08 mag 2011 17:30

Zhvillimi i sistemit bankar nw vend, ka sjelle edhe nje detyre tjeter prane autoriteteve mbikeqyrese, ate te rritjes se masave per sigurimin e depozitave te qytetareve ne to si dhe percaktimin e moduleve mbi te cilat ajo do te arrihet.


Momentalisht, rreth 80 per qind e numrit te depozitave te qytetareve dhe bizneseve qe ndodhen neper banka konsiderohen te sigurta, pra ato kthehen edhe ne rast se banka falimenton. Ne rolin e organit pergjegjes per sigurine, Agjencia e Sigurimit te Depozitave ka kerkuar nga Banka e Shqiperise miratimin e nje udhezimi te ri, ku te parashikohen rregullat per sigurimin e depozitave si dhe pagesat qe bankat duhet te kryejne prane ketij institucioni.


Udhezimi i ri parashikon ne menyre te detajuar klasifikimin e depozitave te qytetareve. Aktualisht, te gjitha depozitat qe jane nen shumen e 2.5 milione lekeve apo ekuivalentit te tyre ne valute, konsiderohen te sigurta. Ky rregull beri qe individe te ndryshem te copetonin kursimet e tyre ne shuma nen 2.5 milione leke ne menyre qe e gjithe shuma qe ata kane depozituar te ishte e siguruar. Por duket se kjo praktike do te marre fund.

Tashme per te perllogaritur shumen qe sigurohet, bankat nuk do te marrin parasysh depoziten por sasine e parave qe nje individ ka te mbyllura ne emrin e tij. Keshtu, nese dikush ka mbyllur ne banke ne total 5 milione leke ne shuma te ndara nga 2.5 milione leke, nuk i sigurohet shuma e gjithe, edhe pse e ndare ajo qendron brenda kufirit maksimal te mbulimit.


Bankat do te mbledhin totalin e parave qe ndodhen ne emrin e tij dhe do te sigurojne deri ne 2.5 milione leke, shuma qe mbetet mbi kete shifer eshte e pasiguruar. E njejta gje vlen edhe nese Depozituesi ka disa depozita njekohesisht. Nje pjese i ka ne emrin e tij, ndersa te tjerat i kane ne bashkepronesi me persona te tjere. Ne kete rast, banka do te beje mbledhjen e pjeses qe i takon individit nga kjo bashkepronesi.


Nese shuma totale e tyre mbetet nen 2.5 milione leke, ajo sigurohet e gjithe edhe pse eshte e ndare ne disa pjese, por nese ajo kalon mbi kete shume, banka siguron deri ne nivelin 2.5 milione leke. Nje rast tjeter hipotetik ka te beje me rastin nese nje individ ka depozita ne banke por njekohesisht eshte edhe kredimarres. Ne kete rast, do te behet bilanci midis kredise dhe depozites, nese shuma e mbetur eshte nen 2.5 milione leke ajo sigurohet e tera.


Pershembull, nese dikush ka depozituar ne banke nje shume prej 10 milione leke por nga ana tjeter ka marre nje kredi prej 7 milione leke, ne kete rast, behet zbritja midis depozites dhe kredise. Ne rastin tone, diferenca eshte 3 milione leke. Pjesa qe mbetet jashte sigurimit eshte 500 mije leke.


Te dhenat zyrtare te Agjencise se Sigurimit te Depozitave flasin per nje rritje te sigurise se depozitave ne sistemin bankar shqiptar si dhe te sasise se parave qe shqiptaret kane futur neper banka pergjate vitit 2010. Rreth 96 per qind e depozitave ne sistemin bankar shqiptar jane ne shuma me te vogla se 2.5 milione leke. Ketu perfshihen depozitat e individeve dhe bizneseve.


Nderkohe, vetem kater per qind e numrit te depozitave perbejne pjesen me te madhe te parave te depozituara ne bankat qe operojne ne vendin tone. Pra, numri me i vogel i depozitave perben shumen me te madhe te parave te depozituara


Edhe pse shumat nen 2.5 milione leke numerikisht perbejne 96 per qind te depozitave, ato perbejne me pak se gjysmen e totalit te parave qe shqiptaret kane investuar neper banka. Ndersa pjesa tjeter, pra 4 per qind e depozituesve kane investuar neper banka rreth 55 per qind te totalit te depozitave ne sistemin bankar shqiptar.


Shembuj

Rasti i pare:


Depozituesi ka vetem nje depozite individuale ne leke. Ne qofte se kjo depozite
eshte me e vogel, se 2 500 000 leke, ajo sigurohet e plote, ne qofte se eshte me e madhe se 2 500 000 leke, sigurohet pjesa deri ne nivelin
2 500 000 leke.


Rasti i dyte:
Depozituesi ka disa depozita individuale, te cilat jane ne leke dhe ne monedhe te
huaj. Depozitat ne monedhe te huaj konvertohen ne leke sipas kursit fiks te Autoritetit Mbikeqyres ne diten e vleresimit, dhe me pas te gjitha depozitat agregohen. Shuma e gjetur nga agregimi, krahasohet me nivelin 2 500 000 leke dhe sigurohet pjesa e depozites deri ne nivelin e mbulimit.


Rasti i trete:
Depozituesi ka disa depozita individuale dhe nje ose me shume depozita te
perbashketa. Ne kete rast agregimi perfshin te gjitha depozitat individuale duke shtuar edhe pjesen korresponduese te depozites te perbashket, e cila ndahet ne pjese te barabarta midis pronareve te saj,perveē rasteve kur percaktohet ndryshe ne kushtet e vendosjes se depozites. Per konkretizim, ne rast se nje depozitues ka nje depozite te perbashket me nje te afermin e tij, nje depozite individuale dhe nje tjeter te perbashket me dy persona te tjere ose me shume, atehere ky depozitues eshte disponues i gjysmes se shumes se depozites qe ka me te afermin e tij, i depozites individuale dhe i nje te tretes ose me pak proporcionalisht, se depozites se perbashket me personat e
tjere, ato agregohen dhe sigurohet pjesa deri ne 2 500 000 leke.


Depozitat, 823 miliarde leke deri ne shkurt 2011


Bizneset dhe individet kane depozituar ne banka deri ne fund te muajit shkurt 2011 rreth 823 miliarde leke, ku pjesa me madhe perbehet nga depozitat e individeve. Te dhenat jepen nga Shoqata e Shqiptare e Bankave.


Nderkohe, qe kjo gje pasqyrohet edhe ne raportin e Bankes se Shqiperise. Pra, individet jane depozitues, ndersa biznesi eshte kredimarres. Sipas Raportit te Stabilitetit Financiar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2010, bizneset kane marre hua rreth 228 miliarde leke duke e thelluar ate me rreth 23 miliarde leke krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.


Nga ana tjeter, mesohet se individet kane depozituar rreth 520 miliarde leke gjate kesaj periudhe, ose rreth 97 miliarde leke me shume se gjashtemujori i dyte i vitit 2009./shekulli.com.al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25133, stampe 31 ©
Precedente
Pasojat e shtrenjtimit te euros ne Shqiperi