Original news    English    Italian    Albanian   

Analiza per Prodhimin Bujqesor ne Shqiperi
Autor Roni - sab 28 mag 2011 14:21

Open Data Albania ka kryer nje hulumtim mbi prodhimin bujqesor ne Shqiperi, bazuar ne te dhenat e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit, dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Bazuar ne te dhenat e 2010, sektori i bujqesise ka kontribuar me rreth 18% te Produktit te Brendshem Bruto, duke e bere ate nje sektor kyē ne zhvillimin e ekonomise.


Gjate viteve te fundit, prodhimi bujqesor i paperpunuar dhe agroindustrial ka ndryshuar si me poshte: http://open.data.al/uploadserise/foto/ProdhimiBujqesor.png

immagine
Vlera e prodhimi, eshte matur me ēmimet e vitit 2006
Burimi: Ministria e Bujqesise, Ushqimit, dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA


Ne vitin 2009, prodhimi total nga bujqesia dhe agroindustria vleresohet ne 212,708 milione lek, ku kontributi kryesor vjen nga sektori i bujqesise se paperpunuar (74.8%) nderkohe qe agroindustria ka kontribuar vetem me 25.2%. Gjate vitit 2009, prodhimi total nga bujqesia u rrit me vetem 1.8% krahasuar me vitin e meparshem, norme kjo me e ulet se mesatarja vjetore e viteve te fundit (3.3%). Niveli i ulet i rritjes se prodhimit bujqesor per 2009, mund te shpjegohet me permbytjet e medha ne veriun e vendit.

Pjesa me e madhe e prodhimit bujqesor te paperpunuar vjen nga blegtoria (55%), nderkohe qe 30% vjen nga bimet e arave, dhe 15% nga pemetaria. Gjate viteve te fundit, vihet re nje rritje e peshes se pemetarise dhe ulje e peshes se prodhimit blegtoral.


Grafikisht pesha e kategorive ne prodhimin bujqesor te paperpunuar paraqitet si me poshte: http://open.data.al/uploadserise/foto/ProdhimiBujqesorSipasKategorive.png immagine

Vlera e prodhimi, eshte matur me ēmimet e vitit 2006
Burimi: Ministria e Bujqesise, Ushqimit, dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA


Sektori i bujqesise ne Shqiperi eshte aktualisht pjesa me e pazhvilluar e ekonomise shqiptare dhe vuan nga fragmentarizimi i thelle i siperfaqes se tokes se punueshme. Vetem ne vitin 2010, qeveria vendosi subvencionimin e fermereve te cilet mbjellin ullinj, agrume, drufrutore dhe vreshta. Kjo mase eshte e domosdoshme, pasi vetem ne kete menyre bujqesia shqiptare mund te arrije te konkurroje me sektorin bujqesor te vendeve fqinje.

Rritja e prodhimit bujqesor, jo vetem qe zhvillon ekonomine dhe ul papunsine, por mundeson uljen e ēmimeve te produkteve kryesore jetike qe konsumohen nga popullata, si dhe ul varesine e vendit nga importet.

Open Data Albania




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 18881, stampe 38 ©
Precedente
Banka Europiane ka miratuar njė fond prej 270 milionė euro per Shqiperine