Original news    English    Italian    Albanian   

Komisioni i Ekonomise, miraton heqjen e doganes per makinat
Autor Roni - gio 21 lug 2011 15:21

Ne mbledhjen e sotshme Komisioni i Ekonomise miratoi paketen e re fiskale. Mes shume diskutimesh ku komision mori dhe dy vendimet me te rendesishme siē ishin ai per lehtesirat ne importin e fasoneve dhe doganen e makinave.

Komisioni i Ekonomise, ka kaluar ligjin per heqjen e doganes se makinave, sipas te cilit ato makina qe do te importohen pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk do te paguajne takse doganore.

Te gjitha makinat me targa te huaja qe qarkullojne aktualisht ne territorin e vendit nuk do te perfitojne nga heqja e doganes. E njejta gje vlen edhe per ato automjete qe futen ne vend deri ne hyrjen ne fuqi te sistemit te ri te taksave per makinat, gje e cila pritet te ndodhe vetem ne muajin shtator. Zevendesministri i Financave, Alfred Rushaj shfrytezoi mbledhjen e djeshme te Keshillit Konsultativ te Biznesit ku i diskutuan edhe taksat e reja per makinat, per te shpjeguar diferencen midis ligjit per faljen, i cili parashikon pergjysmimin e doganes per makinat e futura deri ne fund te vitit 2010 dhe heqjes se doganes per makinat, nga e cila perfitojne vetem ato automjete te cilat futen rishtazi ne Shqiperi, pas shtatorit te ketij viti.

Me fjale te tjera, ata qe kane futur makinat deri ne fund te vitit 2010, duhet te paguajne gjysmen e doganes duke perfituar faljen e gjysmes tjeter dhe nuk perfitojne nga ligji i ri. Ndersa, ata qe kane futur makinat gjate periudhes Janar-Shtator 2011 (kur Ministria e Financave parashikon qe ligji i ri te hyje ne fuqi), duhet te paguajne doganen e plote. Ne kete forme, ligji i ri nuk prek makinat me targa te huaja qe qarkullojne aktualisht ne rruget e Shqiperise.

Nese marrim te mireqene fillimin e aplikimit te taksave te reja te makinave ne shtator te ketij viti, perllogaritet qe per makina te hyra ne vend brenda nje periudhe kohore jo me te gjate se 10 muaj, te vilen tre lloje te ndryshme taksash. Grupi i pare qytetareve qe preken, ndoshta edhe me i madhi, jane ata qe kane futur makinat ne vend para 31 dhjetorit te vitit 2010. Ligji per faljen u lejon te gjithe pronareve te makinave me targa te huaja qe kane hyre ne vend para kesaj periudhe, te paguajne gjysmen e principalit te doganes ne menyre qe te perfitojne falje e gjysmes tjeter dhe te te gjitha gjobave apo kamatevonesave.

Grupi i dyte, jane ata qe kane futur apo do te fusin makina pergjate periudhes Janar-Shtator 2011. Keta te fundit duhet te paguajne doganen sipas formules: Cilindrate X Koeficient karburanti X Vjetersi. Sipas zv/ministrit te financave, ky nivel dogane per kete grup do te jete i njejte edhe pas hyrjes ne fuqi te taksave te reja ne muajin shtator.

Grupi i trete jane ata qe do te fusin makinat pas hyrjes ne fuqi te sistemit te ri te taksave. Keta te fundit nuk paguajne dogane, perveē Tatimit mbi Vleren e Shtuar ne momentin e hyrjes se automjetit. Me pas, makina i nenshtrohet takses vjetore, e cila bazohet tek cilindrata e makines, viti i prodhimit dhe lloji i karburantit qe perdor. Sa me e vjeter makina qe me shume paguan pronari i saj.

Krahas kesaj, ligji parashikon nje takse te re per naften dhe benzinen, e cila u mbivendoset taksave dhe detyrimeve te tjera duke i shtrenjtuar edhe me teper karburantet.

Sistemi i ri i taksave penalizon te tre grupet e mesiperme por me shume ata qe i kane makinat e targuara, pasi ata e kane paguar doganen nderkohe qe do te duhet te blejne edhe me shtrenjte karburantin. Nje liter nafte apo benzine pritet te shitet 5 leke me shtrenjte gjate periudhes shtator-dhjetor 2011 dhe 7 leke me shtrenjte nga sot duke filluar nga 1 janari 2012.

3354

Mjete me zero kilometra jane regjistruar gjate vitit te shkuar ne Drejtorine e Sherbimit te Transportit Rrugor. Sipas ligjit te ri, keto makina nuk paguajne takse vjetore deri ne tre vjet





Shembuj

Si variojne detyrimet per makine te njejte sipas ligjeve te ndryshme

Makine me nafte, cilindrate 2 000 kubik, viti 1999



Ligji i vjeter

Dogana me ligjin e vjeter perllogaritej me formulen : Cilindrate X Takse fikse per karburantin X koeficient fiks per vit prodhimi. Ne rastin tone, dogana e makines do te perllogaritej ne kete forme: 2 000 (Cilindrata) X 25000 (taksa fikse per karburantin) X 0,0048 (koeficienti per makinat mbi 10 vjet) = 240 000 leke. Kaq duhet te paguante pronari i kesaj makine me ligjin e vjeter.

Nese makina ka hyre para vitit 2010, pronari i kesaj makine paguan 50 % te doganes, pra jo me 240 000 leke, por 120 000 leke.



Ligji aktual

Formula e perllogaritjes se doganes sipas ligjit aktual eshte: Cilindrate X Koeficient fiks per karburantin (25 per naften dhe 20 per benzinen) X Koeficientin per vjetersine (0.5 per ēdo vit)

Ne rastin tone dogana e te njejten makine perllogaritej ne kete forme 2 000 (Cilindrata) X 25 (koeficienti i naftes) X (12 vjet X 0.5) = 300 mije leke eshte dogana qe paguan me ligjin aktual pronari i nje makine te tille

Nese makina ka hyre gjate periudhes Janar-Shtator 2011, dogana paguhet e plote, pra 300 mije leke



Ligji i ri

Sipas ligjit te ri, makinat nuk paguajne dogane por nje takse vjetore e cila perllogaritet sipas formules: Cilindrate X Koeficient fiks per karburantin (25 per naften dhe 20 per benzinen) X Koeficientin fiks per vjetersine.

Ne rastin tone, taksa vjetore e ketij mjeti perllogaritej ne kete forme: 2 000 X koeficient fiks per karburantin (20 benzine dhe 25 nafte) X 0.32 (Koeficient fiks per makinat me vjetersi 12 vjet) = 16 000 leke. Kaq eshte taksa vjetore qe paguan pronari i ketij mjeti. Taksa rritet me kalimin e viteve

Makinat qe futen ne Shqiperi pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk paguajne dogane





Paketa fiskale, biznesi kundershton shtrenjtimin e karburanteve

Ligji i ri i qeverise qe parashikon heqjen e doganes se makinave nga nje ane si dhe shtrenjtimin e karburanteve nga ana tjeter nuk eshte pritur mire nga grupet e biznesit. Keta te fundit jane shprehur te shqetesuar per kete nisme duke theksuar se shtrenjtimi i naftes dhe benzines i ben ata me pak konkurrues ne raport me bizneset e rajonit, te cilet e blejne karburantin me ēmime me te lira se Shqiperia. Shqetesimi eshte bere publik nga kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jakaj, i cili beri edhe nje krahasim midis ēmimeve te karburanteve ne Shqiperi dhe vendeve te tjera perreth. Karburantet, por edhe paketa fiskale e qeverise, e cila parashikon uljen e akcizes per birren, rritjen e saj per mazutin dhe nenprodukte te tjera te naftes u bene shkak per debate midis perfaqesuesve te biznesit dhe zevendesministrit te Financave, Alfred Rushaj dje gjate mbledhjes se radhes te Keshillit Konsultativ te Biznesit, organ me te cilin qeveria diskuton ligjet qe kane te bejne me biznesin para se t’i miratoje ato. Ne lidhje me kerkesen per uljen e ēmimit te naftes, Rushaj theksoi se qeveria eshte duke aplikuar nje nivel te pranueshem taksash duke marre si shembull, akcizen, e cila momentalisht eshte 37 leke per liter si per naften ashtu edhe per benzinen.

Paketa fiskale e qeverise, permban taksat e reja per makinat, sistemin e ri te akcizave per birren dhe disa nenprodukteve te tjera te naftes si dhe heqjen e detyrimeve doganore per lenden e pare per importin e veshjeve te gatshme dhe industrise se konfeksioneve, ndryshime te cilat prekin xhepat e pjeses me te madhe te familjeve shqiptare.

Krahas heqjes se doganes per makinat dhe shtrenjtimit te karburanteve, nje nder ndryshimet e rendesishme te paketes eshte ulja e akcizes per birren, si dhe vjelja ne kater fasha e saj bazuar ne sasine e prodhimit dhe jo ne dy siē eshte deri me tani. Aktualisht, akciza per birren varion nga 30 deri 40 leke per liter ne varesi te kapacitetit prodhues te fabrikes, nderkohe qe me ligjin e ri ajo propozohet te filloje me 10 leke per liter per prodhuesit e vegjel deri ne 30 leke per liter per prodhuesit e medhenj.

Qeveria gjithashtu propozon heqjen e tarifave doganore per veshjet e gatshme qe vijne nga Bashkimi Europian si dhe per lendet e para per industrine e konfeksioneve ne vend.

Perfaqesues te tjere te biznesit kerkuan nga Ministria e Financave ndermarrjen e politikave qe lehtesojne berjen e biznesit ne vend. Nje nder to, sipas kreut te Biznes Albanias, Luan Bregasi do te ishte ulja e metejshme e barres fiskale. Miratimi i kesaj pakete pritet te sjelle nje rritje te lehte te te ardhurave ne buxhetin e shtetit, por ndikimi me i madh pritet te jete tek xhepat e shofereve te cilat do te duhet qe karburantin ta blejne me shtrenjte se me pare.



Alfred Rushaj, zv/minister Financave

Dua te sqaroj qe projekti qe ne po diskutojme do te mund te sillte efekte per transaksione qe behen pas hyrjes ne fuqi te tij. Vlen vetem per taksat e makinave te perdorura. Ajo ēfare ka te beje me faljen eshte diēka tjeter. Pra, te gjithe ata qe kane futur makina deri ne dhjetor te vitit 2010 duhet te perfitojne nga falja duke paguar 50 per qind te detyrimeve. E bej kete sqarim sepse kemi vene re qe kane ndaluar aplikimet per pagesa nga ana e pronareve te automjeteve duke menduar qe projekti i ri do te fale detyrimet. Projekti nuk fal asnje takse por ben strukturim te tyre dhe vlen per transaksionet qe behen pas hyrjes ne fuqi te tij





Luan Bregasi, Biznes Albania

Shume mire qe ulen taksat, por shikoni c’ndodh me ne prodhuesit e birres. Ju ulet taksen, akcizen e birres dhe rritet akcizen e solarit qe eshte lende e pare shume e rendesishme ne industrite tona, pra ne nje ane ulni, ne anen tjeter rrisni. Skema e rimbursimit per mua eshte nje skeme qe rrit borxhin e biznesit ndaj shtetit, nuk eshte nje skeme qe funksionin ne Shqiperi te pakten



5

leke per liter pritet te taksohen nafta apo benzina duke filluar nga shtatori 2011, takse e cila do te rritet edhe me dy leke te tjera qe nga janari 2012. Taksimi i ri i taksave shtrenjton ndjeshem karburantet duke rritur koston vjetore te mbajtjes se nje makine pavaresisht heqjes se doganes. Sipas perllogaritjeve, nje makine e cila konsumon 1 200 litra nafte ne vit per shembull, sipas nivelit aktual te taksave per karburantet paguan me nje ēmim mesatar prej 166 leke per liter, paguan 199 200 leke, kurse me rritjen e pritshme prej 7 leke per liter te takses do te paguaje 207 600 leke, ose rreth 8 400 leke me shume.



Nikolin Jakaj, Dhoma e Tregtise dhe Industrise

Ne jemi vendi qe kemi ēmimet me te larta te karburantit si per industrite ashtu edhe per konsumatorin. Nje liter karburant ka arritur ne 1.4 euro ne Shqiperi dhe ky ēmim nuk eshte as ne Maqedoni apo ne Greqi. Nuk e di se ku duhet te konkurrojme ne nje kohe kur fqinjet tane kane ēmime me te lira


/Shekulli.com.al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 48328, stampe 39 ©
Precedente
Analiza per Prodhimin Bujqėsor nė Shqipėri