Original news    English    Italian    Albanian   

Konfirmohet rritja e cmimeve ne shkurt. Inflacioni 4.5 %, kalon parashikimet e BSH-se
Autor Roni - gio 17 mar 2011 15:14

Rritja e paprecedente e ēmimeve pergjate muajit shkurt te ketij viti eshte pasqyruar edhe ne te dhenat e Institutit te Statistikave. Inflacioni gjate muajit te shkuar ka kaluar ēdo kufi te parashikueshem duke kercyer mbi 4 per qind, shifer e cila ishte edhe kufiri maksimal i pritshmerive te Bankes se Shqiperise dhe Qeverise. Sipas te dhenave te INSTAT-it, gjate muajit shkurt, inflacioni arriti ne 4.5 per qind me nje rritje prej 2.3 per qind krahasuar me janarin.

Jane pikerisht ushqimet dhe ēmimi i karburanteve ato qe kane ndikuar me shume ne rritjen e inflacionit, ashtu siē eshte verejtur gjeresisht edhe nga te gjithe konsumatoret.

Ne total, grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike qe perbejne nje pjese te konsiderueshme te mallrave te shportes, kane pesuar nje rritje prej 4.9 per qind. Brenda ketij grupi, rritja me e madhe me 23.5 per qind eshte shenuar tek perimet, ku mund te permendet shtrenjtimi me rreth 45 per qind i domateve, 36 per qind specat, 31 per qind kastravecat, etj.

Per t'u shenuar eshte rritja qe kane pesuar gjate ketij muaji qepet e thata dhe patatet, te cilat si asnjehere me pare jane shitur deri ne 120 leke kilogrami. Sipas INSTAT, gjate shkurtit nje kilogram qepe e thate eshte shitur 41.5 per qind me shtrenjte, ndersa nje kilogram patate 33 per qind.

Ne listen e mallrave qe kane pesuar rritje nuk mund te mungonte buka dhe nenproduktet e tjera te miellit. Sipas INSTAT, nengrupi "buke dhe drithera" ka pesuar nje rritje prej 3.2 per qind gjate muajit shkurt. Kjo e dhene eshte e marre ne teresi per nenproduktet e miellit, pasi shifrat nga terreni flasin per nje rritje minimumi me 10 leke te bukes masive.

Per sa i perket frutave, shtrenjtimi ka qene disi me i moderuar krahasuar me perimet. Mesohet se gjate shkurtit, mollet jane shtrenjtuar me rreth 5 per qind, dardhat 4 per qind, portokallet 2.2 per qind, etj. Nderkohe, shtenjtimi i karburanteve dhe gazit ka vijuar edhe gjate muajit shkurt, pas rritjes se ndjeshme gjate muajit dhjetor 2010 dhe janarit 2011.

Shekulli




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22536, stampe 29 ©
Precedente
Instat Albania - FORCAT E PUNĖS TREMUJORI I KATĖRT 2010