Original news    English    Italian    Albanian   

Gjithēka qe duhet te dini per depozitat fikse
Autor Roni - mar 09 ago 2011 14:36

Ēfare eshte nje depozite fikse?

Depozita fikse (DF) ose Depozita me Afat ashtu siē i referohemi here pas here, eshte nje metode e investimit te nje shume te caktuar parash (fillestare) ne nje banke per nje periudhe te caktuar kohe me nje norme interesi fikse. Norma e interesit eshte e njohur para hapjes se llogarise DF. Kini parasysh se ne nje depozite me afat ju nuk mund te beni terheqje deri ne perfundim te afatit te depozites.

Si funksionon?
Te mbyllesh parate e tua ne nje depozite fikse eshte njesoj si t’ia japesh hua parate e tua bankes. Banka ne anen tjeter do t’ia jape hua parate nje aplikuesi te besueshem per hua, por me nje norme me te larte interesi. Diferenca ndermjet normes se huase dhe interesit qe ju jepet ju eshte diferenca e perfitimit te bankes.

Ēfare duhet?

Ju duhet te jeni 18 vjeē ose me shume per te hapur nje DF. Ju duhet te tregoni ne banke nje karte identiteti ose pasaporte si mjet identifikimi.

Perse duhet te perdorni Depozitat me Afat


Nese je duke menduar per nje rruge te sigurte per te investuar kursimet e tua dhe kerkon te jesh i qete qe nuk ke per ti humbur keto para, atehere depozita me afat eshte gjeja e duhur. Ėshte nje menyre shume e mire per te investuar 6-12 muaj ne baze te nevojave tuaja dhe eshte nje strategji e shkelqyer per te mos u perfshire nga kriza ekonomike. Arsyeja kryesore per te perdorur depozitat me afat eshte se ju e dini se parate tuaja jane te sigurta. Tregu nuk ndikon ne normen me te cilen ju fitoni, dhe askush (as edhe ju vete) nuk mund ti preke parate tuaja deri sa te kete mbaruar afati. Kjo eshte veēanerisht shume e mire per ata te cilet e kane zakon te fusim duart here pas here ne llogarine e kursimeve. Ne kete menyre ju nuk mund te humbni para, dhe per me teper mund te fitoni me shume nga parate tuaja pasi ne pergjithesi bankat ofrojne norma interesi me te larta per kete tip depozite.


Per tu patur parasysh

Ju mund te depozitoni shuma qe fillojne nga 25.000 lek te reja, Nuk ka nje limit te siperm per sasine qe ju depozitoni. Kohezgjatja mund te ndryshoje nga 1 muaj deri ne 10 vjet. Interesat qe ofrohen per depozitat 6-24 mujore jane zakonisht 4-7% per lekun dhe 3-4% per Euron. Interesat ne dollare jane teper te ulta. Per shuma te konsiderueshme apo per kontrata me kohezgjatje mbi 2 vjet shume prej bankave e negociojne normen e interesit. Keshtu qe para se te mbyllni kursimet tuaja eshte gjithmone nje praktike e mire te studioni disa banka per te ditur cila ofron normen me te larte te interesit. Per kete qellim ne tabelen bashkengjitur gjeni listen dhe kontaktet e te gjitha bankave qe operojne ne Shqiperi.



Depozite me Afat apo Depozite fleksibile.

Nje pyetje shume e rendesishme eshte: cila eshte me e mire, nje llogari depozite me afat apo nje depozite fleksibel. Pergjigjia zakonisht varet nga personi. Nese jeni mire me para, por e dini qe mund t’ju duhet te terhiqni parate ne nje moment te caktuar (emergjence, shpenzime te paparashikuara), atehere nje depozite fleksibel mund te jete me e mira per ju. Nese nuk jeni shume i mire me parate, dhe shpesh e gjeni veten duke futur duart ne kursimet tuaja, atehere ndoshta ju duhet te zgjidhni depoziten me afat duke qene se ju nuk mund ta prekni ate.

Keto llogari jane menyra te shkelqyera per te kursyer para. Ato kane perfitimin joshes te te qenit te paprekura nga ekonomia, prandaj nuk ka arsye per tu shqetesuar per humbjen e tyre. Kur te investosh tradicionalisht mund te humbasesh para shume shpejt (sidomos ne ekonomine tone te paparashikueshme), ndersa nje depozite me afat nuk mund ta humbe kurre vleren. Nese ju fusni 1.000.000 lek ne nje llogari me 10%, ju do ta merrni ate 10%-esh padiskutim.

FJALA E FUNDIT

Ne fakt ne shembullin e mesiperm ju nuk do te merrni 10% te shumes, pra 100.000 leke, por vetem 9% ose 90.000 leke te reja. Pjesa tjeter i shkon Qeverise. Do dhe ajo pjesen e saj, prandaj ka urdheruar deputetet te ngrene kartonat e te votojne tatimin mbi te ardhurat personale. Keshtu veē shume taksave, tatimeve, sigurimeve shoqerore e shendetesore, si dhe fondeve te pensionit, duhet ti japim Qeverise edhe nje te dhjeten e ēdo te ardhure qe perfitojme. Ketu hyjne dhe te ardhurat nga interesat. Ne i japim hua bankes kursimet tona per te cilat kemi paguar me pare taksat dhe ne momentin qe banka na paguan interesat per leket tona, nderhyn qeveria qe i thote bankes te beje taksidarin dhe 10% te interesave tia kaloje qeverise ne llogarine e saj.

Ne perfundim

Nese jeni duke kerkuar per nje menyre me pak te rrezikshme per te rritur kursimet tuaj, shikoni njehere keto llogari depozite me afat. Ato mund te jene pikerisht bileta qe ju po kerkoni./shekulli.com.al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 21656, stampe 50 ©
Precedente
Si tė shkruani njė CV (Curriculum Vitae)