Original news    English    Italian    Albanian   

Vende pune - Instituti i Statistikave do te punesoje 11 700 persona ne te gjithe Shqiperine
Autor Roni - dom 28 ago 2011 21:54

Instituti i Statistikave do te punesoje 11 700 persona ne te gjithe Shqiperine si anketues ne sherbim te regjistrimit te popullsise. INSTAT hap aplikimet per te gjithe ata qe jane te interesuar te marrin pjese ne skuadren qe do te beje anketimin e qytetareve duke percaktuar edhe vendet e lira limit per secilen njesi administrative te vendit. Ata qe do te punesohen do te punojne per nje muaj e gjysme dhe ne fund pagesa do te jete 300 euro (rreth 42 mije leke te reja).

Percaktimi i numrit te anketuesve per bashkite apo komunat eshte bere mbi bazen e numrit te popullsise.

Burime nga INSTAT shpjegojne detajet se si do te behet rekrutimi i anketuesve. Aplikimet do te zgjasin deri me date 31 gusht 2011 dhe te interesuarit mund te dergojne dokumentacionin e nevojshem prane bashkive dhe komunave te vendit.

Te gjithe personat qe do te pranohen do te kalojne ne fillim permes nje procesi trajnimi. Sipas zyrtareve te INSTAT-it, procesi i trajnimit do te zgjase pese dite, nga data 22 deri ne 27 tetor te ketij. Kandidat per te aplikuar jane te gjithe ata qe kane nje diplome te shkolles se mesme, por me te privilegjuar do te jene ata qe jane me shkolle te larte si edhe ata qe kane njohur ne statistika, mesimdhenie, etj. Kusht tjeter per t’u bere pjesetar i grupit eshte edhe ruajtja e konfidencialitetit, korrektesia ne pune, gatishmeria per te punuar edhe me orare te zgjatura, te gezoje reputacion te mire ne komunitet, te jete banor i bashkise apo komunes ku do te angazhohet, etj. Me pare, INSTAT kishte ngritur komisionet e verifikimit sipas vendimit te qeverise, te cilet ndodhen prane bashkive dhe komunave. Rreth dy mije prej tyre jane kontrollore.

Regjistrimi i popullsise pritet te kushtoje rreth 14 milione euro. Rreth 8 milione prej tyre jane dhene nga Komisioni Evropian, ndersa tjeter nga qeveria shqiptare. Se fundmi, qeveria rriti edhe me 78 milione leke fondin per kete program. Nga keto, rreth 47 milione leke do te perdoren per te paguar anketuesit dhe kontrolloret, ndersa pjesa tjeter per organizimin dhe zbatimin e projektit te censusit te pergjithshem te popullsise dhe banesave.

Pjese e censusit do te behen te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Shqiperi te pakten prej nje viti. INSTAT shpjegon se procesi ka per qellim te fuse ne sistem popullsine rezidente qe banon ne Shqiperi.

Nderkohe, emigrantet do te regjistrohen ne nje liste te veēante, per te mundesuar nje baze te dhenave edhe per ata.

Dokumentet per te aplikuar

Kerkese per aplikim

Curriculum vitae

Kopje e diplomes (shkolle e mese ose e larte)

Kopje pasaporte

Vertetim vendbanimi

Kreshnik Spahiu

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD)

“Ligji i Censusit eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese dhe standardet e BE-se. Edhe Greqia, e cila e kerkon me force zbatimin e regjistrimit etnik nuk e aplikon vete kete standard. Votimi ne parlamentin shqiptar eshte bere ne shkelje te procedures dhe nuk eshte siguruar kuorumi i votave. Parlamenti deklaron se ligjin e kane votuar 71 deputete, dy prej tyre nuk kane qene te pranishem pasi ndodheshin jashte Shqiperise dhe ne vend te tyre kane votuar dy deputete te tjere. Nje proces regjistrimi mbi baza etnike do shkaktoje rritjen artificiale te pakicave greke pasi mijera shqiptare kane falsifikuar procesin per marrjen e pensioneve 300 euro dhe marrjen e lejes per te levizur jashte Shqiperise”

Nikolla Gjurgjaj

Kreu i shoqates maqedonase

“Ne e kundershtojme ligjin aktual per regjistrimin, sepse ka nje nen, specifikisht neni 20 qe thote se nese deklaron kombesine pa e faktuar me dokumente, atehere te vendoset edhe gjobe. Nuk mund te kete komision 100% shteteror. Shembull eshte Maqedonia, ku ne grupet e punes per ligjin e regjistrimit ka pjesetare dhe nga minoritetet. Duhet te zevendesohet ligji dhe te shtyhet regjistrimi”

Si mund te ndryshohet kombesia

Ndryshim i kombesise behet ne baze te Ligjit per Gjendjen Civile, te miratuar ne vitin 2009. Ne kete ligj kombesia percaktohet si element perberes i gjendjes civile te ēdo shtetasi shqiptar, gje qe detyron ēdo shtetas ta deklaroje kombesine e tij per t’u shenuar ne regjistrin themeltar te gjendjes civile. Ligji parashikon ndryshimin e kombesise me ane te vendimit te Gjykates se Shkalles se pare, kur qytetari i interesuar i paraqet asaj prova dhe fakte zyrtare. “Ndryshimi i kombesise behet ne rastet e percaktuara ne kete ligj vetem me vendim gjyqesor, duke u thirrur, ne ēdo rast, si pale ne proces sherbimi i gjendjes civile, edhe kur kombesia ka qene caktuar perkohesisht ose kur eshte bere nje gabim material”,- thuhet ne ligjin 10129, dt. 11.05.2009.

3800 shqiptare nga jugu i vendit kane nderruar kombesine nga shqiptare ne greke. Mbi 150 te tjere ne zonat e veriut ne serbo- malazeze kane nderruar kombesine. Ne te gjitha rastet nderrimi i kombesise eshte bere ne gjykate ku kerkuesit kane paraqitur dokumentet shoqeruese.

Pellumb Xhufi

Regjistrimi pas presionit nga Athina

“Regjistrimi i domosdoshem edhe duhet bere me perjashtim te dy zerave: vete percaktimit te kombesise dhe deklarimit te fese. Ne radhe te pare, keto jane ne kundershtim me Kushtetuten, sepse eshte kushtetute moderne qe nuk ben dallime per qytetaret. Shqiperia eshte vend rreptesisht laik dhe mbijetesa e ketij shteti eshte percaktuar nga krijuesit edhe si rezultat i ruajtjes se raportit korrekt mes shtetit dhe fese. Ne rastin konkret shteti merr persiper te vendose kuotat e besimtareve shqiptare sipas komunitetit, dhe kjo eshte shkelje e parimit te laicitetit. Vende te tjera demokratike e kane te ndaluar perfshirjen e shtetit ne censuse te karakterit fetar. Shqiperia i ka zgjidhur problemet me minoritetet qe ne 1921, me kontrate solemne ne Lidhjen e Kombeve, ku u njohen minoriteti grek maqedonas, dhe malazez. Jane percaktuar vendet ku keto minoritete perbejne shumice substanciale qe asokohe. Edhe qeveria greke e ka pranuar minoritetin grek te Shqiperise, te perqendruar ne 85 fshatra te percaktuar shprehimisht ne OKB. Kushdo qe do te dije numrin e minoriteteve, mund t’i referohet Regjistrit Themeltar te Shqiperise. Formulari permban nje terminologji pa asnje perputhje me Kushtetuten dhe konventat nderkombetare. Flitet per grupe etnokulturore ne nje kohe qe Konventa Evropiane dhe Kushtetuta flasin per pakica kombetare. Regjistrimi eshte bere me presion nga Greqia, eshte imponuar nga Athina zyrtare.“

Kur merret kombesia

Femija merr kombesine e prinderve me kombesi te njejte, te dokumentuar ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Kjo kombesi nuk mund te ndryshohet, perveē rasteve, kur, sipas ligjit, vertetohet pasaktesia e kombesise se prinderve, ose kur ka nje vendim gjyqesor te formes se prere, per ndryshimin e atesise apo te amesise. Ndryshimi i kombesise, ne ēdo rast, behet me vendim gjyqesor.

Kur prinderit kane kombesi te ndryshme, femijes i shenohet kombesia e njerit prej prinderve, sipas marreveshjes ndermjet tyre. Ne rast mosmarreveshjeje ose ne rast vdekjeje te njerit prej tyre, sherbimi i gjendjes civile, perkohesisht, shenon si kombesi te femijes ate te te atit. Kombesia e femijes ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile shenohet ne baze te vullnetit te te dy prinderve ose kombesia e njerit prej tyre, sipas vullnetit te femijes madhor.

Femija e lindur jashte martese, kur nuk dihet atesia, merr kombesine e nenes. Kjo kombesi mund te ndryshoje me vertetimin e atesise, sipas percaktimeve te pikes 2 te ketij neni.

Femija me prinder te panjohur, i lindur ne Shqiperi, prezumohet me kombesi shqiptare. Kur njeri ose te dy prinderit gjenden ose kur femija arrin moshen madhore, per kombesine e tij zbatohen percaktimet e pikes 2 te ketij neni.

I biresuari merr kombesine e biresuesve, sipas percaktimeve te pikes 2 te ketij neni, por kur ai arrin ne moshe madhore, ka te drejte te rimarre kombesine qe kishte para biresimit, ose ta ndryshoje ate, sipas kombesise qe kane prinderit biologjike.

I linduri me fekondim artificial nga nje grua e martuar merr kombesine e njerit prej bashkeshorteve, sipas kritereve te percaktuara ne piken 2 te ketij neni./shekulli.com.al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22343, stampe 89 ©
Precedente
Shqiptaret - 1 ne 3 familje ka kredi ne banke