Original news    English    Italian    Albanian   

Pensionet - Rritet mosha,shteti nuk ka leke te paguaje pensionistat
Autor Roni - gio 08 set 2011 08:05

Nese reforma ne pensione do realizohet ashtu siē eshte paralajmeruar se fundmi nga kryeministri Berisha duke rritur moshen e perfitimit me pese vjet, ajo pritet te jete nje nder reformat qe prek te ardhurat e shume qytetareve njeheresh. Sipas te dhenave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, per ēdo vit, ne Shqiperi futen ne skemen e pensioneve rreth 20 mije persona, nga keta rreth 15 mije jane pensione pleqerie dhe pjesa tjeter pensione te tjera, siē jane ato te invaliditetit, familjar, etj. E thene ndryshe, nese ndryshimet ligjore hyjne ne fuqi deri ne fund te vitit, do te jene rreth 15 mije te moshuar qe kane pergatitur apo dorezuar dokumentet per pension, te cilet nuk do ta marrin ate. Keta te fundit do te duhet te presin te pakten edhe tre vite te tjera per te perfituar pensionin e pleqerise. Kryeministri Berisha theksoi se mosha pritet te rritet te pakten me tre vjet, ē’ka me ane te nje perllogaritje te thjeshte te nxjerr ne perfundimin se numri i te moshuarve qe do te preken nga rritja e moshes se pensionit do te jete rreth 45 mije.

Sigurisht qe nje nisme e tille do te jape ndikim ne shpenzimet e skemes, qellimi kryesor i ndermarrjes se saj. Sipas ketyre perllogaritjeve, me rritjen e moshes se pensionit te pakten me tre vjet, qeveria parashikon te shkurtoje shpenzimet vjetore te skemes me rreth 10 per qind. Nese aktualisht, e gjithe skema e pensioneve i kushton rreth 80 miliarde leke ne vit (subvencione nga buxheti dhe te ardhura nga kontributet), shuma qe parashikohet te kursehet ne nje vit eshte perafersisht 5 miliarde leke.

Nisma per rritjen e moshes se pensionit nuk eshte e re ne Shqiperi. Disa vite me pare eshte ngritur nje grup pune me perfaqesues te partive politike dhe specialist per hartimin e reformave ne kete sektor, te cilat nuk dolen ne nje konkluzion perfundimtar per shkaqe te ndryshme.

Kryeministri Berisha paralajmeroi dy dite me pare rritjen e moshes se pensionit me tre vjet si per burrat ashtu edhe per grate. Ne keto kushte, nese aktualisht nje grua del ne pension ne moshen 60 vjeēe ajo do te dale ne 65 vjeē, ndersa burri nga 65 qe eshte aktualisht do te mund te perfitoje pension pleqerie vetem pasi te kete mbushur 70 vjeē. Ka disa lloje pensionesh qe perfitohen ne keto raste, por per te marre pensionin e plote te pleqerise, si grate ashtu edhe burrat duhet te kene te pakten 35 vjet sigurime. Por rritja e moshes se daljes ne pension do te rrise edhe numrin e viteve te detyrueshme me sigurime per te marre pension.

Paralajmerimi i kryeministrit dy dite me pare mund te lexohet edhe si nje testim i reagimit te publikut para ndermarrjes se kesaj reforme, por kurrsesi nuk vjen ne nje rrethane te pastudiuar. Deklarata behet pikerisht ne diten kur opozita hyn ne Kuvend, duke i bere thirrje asaj per pjesemarrjen ne kete sipermarrje si edhe ne periudhen kur te ardhurat ne buxhet kane nje rritje te moderuar dhe buxheti i shtetit nuk mund te vazhdoje pambarimisht te financoje deficitin e skemes me para te taksapaguesve. Aq me teper qe perfaqesues te larte te Bankes Boterore ne Shqiperi kane dhene alarmin per falimentimin e skemes duke i kerkuar qeverise qe te ndermarre reforma ne kete drejtim.



Perse qeveria do te rrise moshen e pensionit

Nisma e qeverise per reformimin e skemes se pensioneve vjen ne nje kohe kur subvencionet e buxhetit te shtetit ndaj saj kane arritur ne shifra maksimale. FMN kishte kerkuar rritjen e kontributit per Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore duke rritur te ardhurat ne buxhet, por qeveria duket se mendon ndryshe. Reforma do te merret ne kahun tjeter, ate te rritjes se moshes se daljes ne pension duke ulur ne kete menyre shpenzimet e buxhetit te skemes.

Megjithate, referuar buxhetit te ketij viti, qeveria pritet te rrise edhe me teper subvencionet duke siguruar vijueshmerine e skemes, e cila pa ndihmen e parave nga buxheti i shtetit eshte thuajse e falimentuar. Kontributet qe derdhen nuk arrijne te mbulojne shpenzimet vjetore te saj duke detyruar keshtu qeverite qe ne ēdo vit kur behet hartimi i buxhetit te ndajne edhe nje shume te posaēme per te mbuluar deficitin e skemes. E njejta gje po ndodh edhe kete vit. Skema e Sigurimeve Shoqerore pritet te mos mbuloje ne nje mase te madhe shpenzimet e saj duke detyruar qeverine qe te rrise edhe me teper subvencionet. Madje, mosrealizimi i te ardhurave pritet te jete me i madh nga sa ishte parashikuar ne fillim te vitit. Nisur nga kjo, gjate rregullimeve ne buxhet nje muaj e gjysme me pare, ekzekutivi uli edhe me 1.2 miliarde leke pritshmerine per realizimin e te ardhurave nga Sigurimet Shoqerore, duke i zbritur ato nga 51.2 miliarde leke qe ishte parashikuar ne fillim te vitit ne 50 miliarde leke.

Parashikohet qe deri ne fund te vitit, shteti shqiptar te shpenzoje rreth 79.8 miliarde leke per pensionet, nga te cilat 50 miliarde leke arrihet te mblidhen nga derdhja e kontributeve. E gjithe diferenca prej 29.8 miliarde leke do te transferohet nga buxheti.





Si te perfitoni pensione alternative

Perpos pensionit te pleqerise, i cili sigurohet pasi mbushet mosha e daljes ne pension dhe me minimumi 35 vite te siguruara, ligji njeh te pakten edhe dy lloje pensionesh te tjera, te cilat mund te perfitohen pa i plotesuar keto dy detyrime baze. I pari eshte pensioni i pjesshem i pleqerise dhe i dyti pensioni i reduktuar i pleqerise, te cilet mund te perfitohen duke permbushur disa kushte specifike te parashikuara ne ligj dhe udhezime.

Sipas ligjit “Per Sigurimet Shoqerore” pension te pjesshem pleqerie perfitojne te gjithe ata qe kane mbushur moshen e daljes ne pension duke perfituar pension te plote, por qe nuk mund ta marrin ate per shkak te viteve te pamjaftueshme te punes. Ky lloj pensioni vlen per te gjithe ata qe kane minimalisht 15 dhe maksimumi 35 vite pune. Aktualisht, mosha limit e perfitimit per grate eshte 60 vjeē dhe per burrat eshte 65 vjeē. Ne keto kushte, qytetari aplikon per pension te pjesshem pleqerie duke perfituar vertete pension te plote, por merr per aq vite sa ka derdhur kontribute. Masa e pensionit te pjesshem te pleqerise caktohet si pjese e pensionit te plote te pleqerise dhe llogaritet duke shumezuar shumen e pensionit te plote me kohen e periudhes se sigurimit. Shuma e dale pjestohet me 35 vjet, e cila eshte periudha e sigurimit minimale per te perfituar pension te plote.

Pensioni i reduktuar i pleqerise nga ana tjeter funksionin sipas nje logjike tjeter. Kushti themelor eshte qe qytetari te kete mbushur minimumi 35 vite pune. Mosha kur lind e drejta per te perfituar eshte 62 vjeē per burrat dhe 57 vjeē per grate. Te gjithe ata qe permbushin keto kushte, mund te aplikojne per pension te reduktuar pleqerie. Marrja para kohe e tij ka sigurisht edhe kosto. Sipas ligjit, pensioni i plote i pleqerise reduktohet me 0.6 per qind per ēdo muaj te dale ne pension para afatit te moshes te percaktuar ne ligj. E thene ndryshe, nese nje burre kerkon te dale ne pension ne moshen 62 vjeē, shuma qe ai perfiton do te jete sa 78.4 per qind e pensionit te plote. Pra, nese pensioni i plote i qytetit eshte aktualisht 11 117 leke, shuma qe merr ky qytetar eshte 8 715 leke. Sipas ligjit, nese nje person kerkon te marre pension te reduktuar, ai do te mbetet ne fuqi deri ne fund. Pra, ne ēdo rast, nje burre apo nje grua e dale ne pension te reduktuar do te marre sa 78.4 per qind e pensionit te plote. Ne fakt, ky lloj pensioni eshte bere posaēerisht per te lejuar perfitimin e te moshuarve para se te nderrojne jete ne rastet kur kemi te bejme me rritje te moshes se daljes ne pension.





Dokumentet per perfitimin e pensionit te pjesshem te pleqerise

Fotokopje e kartes se identitetit ose certifikate lindje me fotografi
Certifikate e gjendjes familjare
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra)
Dy cope fotografi
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994)
Ēdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.
Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (nese shikohet e arsyeshme)
Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992
Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj)
Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket
Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna)/shekulli.com.al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 17358, stampe 58 ©
Precedente
Vende pune - Instituti i Statistikave do tė punėsojė 11 700 persona nė tė gjithė Shqipėrinė