Original news    English    Italian    Albanian   

Kredi per shtepi - Individet heqin dore nga kredia per shtepine
Autor Roni - mer 08 feb 2012 16:00

Cfare ka ndodhur me kredite?

Ndryshe nga vitet e meparshme, individet kane filluar te jene me pak te prirur per te marre kredi per shtepi. Ulja e te ardhurave e shkaktuar nga zhvillimet makroekonomike ka detyruar ata qe kane ne plan per te blere nje apartament, ta shtyjne per te ardhmen realizimin e tij duke u mjaftuar ne keto momente vetem me kryerjen e shpenzimeve te vogla. Banka e Shqiperise publikoi dje Vrojtimin e aktivitetit kreditues per tre mujorin e pare te ketij viti, i cili eshte perpiluar duke marre parasysh pritshmerite e eksperteve te bankave per ecurine e kreditimit per kete tre mujor. Nga te dhenat e nxjerra rezulton se bankat presin me pak kerkesa per financim blerje shtepie krahasuar me periudhat e meparshme. Te pyetur per arsyen se perse mendojne keshtu, ata i bazojne ne disa tregues pritshmerite e tyre. Treguesi i pare sipas bankiereve te cituar nga BSH-se qe do te ule kerkesen per kredi per apartament eshte situata e perkeqesuar financiare e individeve, ndersa i dyti eshte situata makroekonomike e vendit. “Kerkesa e individeve per kredi, bazuar ne gjykimin e bankave per te, ka vijuar prirjen renese ne tremujorin e katert te vitit 2011. Perqindja neto e bankave qe kane vleresuar ulje te kerkeses se individeve ne tremujorin e katert te vitit 2011 eshte 5.6 per qind. Ky rezultat eshte dukshem me pesimist ne krahasim me pritjet e bankave nga vrojtimi i kaluar. Renia e kerkeses eshte regjistruar vetem per kredine per blerje banese, pasi kerkesa per kredine konsumatore ka regjistruar rritje”, – shpjegon Banka e Shqiperise.

Uljes se kerkeses per kredi te individeve, bankat pritet t’i pergjigjen gjithashtu edhe me shtrengim te kushteve per shkak te perkeqesimit te situates se tyre financiare por edhe rritjes se kredive me probleme. Megjithate, kushtet e kredise per individe mbeten te njejta krahasuar me tre mujorin paraardhes, ndryshe nga biznesi i cili po perballet me shtrengim te metejshem. Rritja e depozitave dhe konkurrenca midis bankave ben qe ato te jene disi me te prirura t’u leshojne kredi individeve. Kredia jepet me se shumti per financim konsumi dhe jo per mbeshtetje te investimeve afatgjata siē jane pershembull pasurite e paluajtshme.

Ndryshe nga kredia per blerje banese, bankat jane te prirur per t’i financuar individet me kredi konsumatore. Zakonisht kredite ne fjale perdoren per financimin e shpenzimeve te vogla, shkollim, mobilim shtepie, etj. Keto lloj kredish kane afat maturimi kryesisht jo me shume se pese vjet dhe kane risk me te vogel krahasuar me kredite per blerje apartamenti.



Biznesi

Bizneset e kane me te veshtire te marrin nje kredi ne kete periudhe. Vrojtimi tregon se bankat kane shtrenguar edhe me teper kushtet per kreditimin e bizneseve gjate tre mujorit te pare te ketij viti. “Per tremujorin e pare te vitit 2012 ekspertet e bankave presin qe standardet e kredise per bizneset do te vijojne te shtrengohen me tej. Balanca neto e pritjeve shenoi -27.7 per qind. Standardet pritet te shtrengohen si per kredite dhene bizneseve te medha dhe ashtu edhe per ndermarrjet e vogla dhe te mesme”, – vijon vrojtimi. BSH tregon se bankat kane rritur kerkesat per kolateralin, kane ulur maturitetin si edhe shumen e parave qe huazojne. Megjithate, nje tregues optimist eshte fakti se bizneset kane ulur kerkesat per kredi kapital qarkullues dhe kane rritur ato per investime.



Goditet sektori i ndertimit

Ulja e kerkeses se individeve per kredi per blerje banese eshte nje ndryshim ne strukturen e portofolit te kredise se bankave per keta te fundit, ku kredia per pasuri te paluajtshme ka perbere pjesen derrmuese. Nese do te vazhdohet me te njejtin tregues edhe gjate tre mujoreve te ardhshem, kjo do te jene nje goditje tjeter per sektorin e ndertimit, i cili ka pesuar tkurrje te vazhdueshme qe prej vitit 2008. Perllogaritet qe ndertimi te jete tkurrur me 26 per qind qe prej ketij viti.



Rritet kerkesa per kredi ne leke

Ulja e normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise gjate muajve te fundit si edhe luhatjet ne kursin e kembimit kane bere qe bizneset dhe individet te rrisin kerkesat per kredi ne leke. Kjo eshte ajo ē’ka presin ekspertet e bankave te pyetur nga Banka e Shqiperise per pritshmerite gjate ketij tre mujori. Me se shumti jane individet ata qe parapelqejne kredite ne leke, kjo per faktin se ne kete monedhe kane te ardhurat, por edhe duan te shmangin kostot e kursit te kembimit. “Per tremujorin e pare te vitit 2012, ekspertet e bankave presin rritje te kredive te miratuara ne leke dhe ulje te atyre te shprehura ne monedhe te huaj. Pritjet per normat e interesit te kredive kane nje prirje renese, si per kredine ne leke ashtu dhe per ate ne valute”, – shprehet BSH.





Ēmimet po rriten ngadale, lajm i mire per konsumatoret

Ēmimet e mallrave te shportes jane rritur minimalisht gjate muajit te shkuar. Instituti i Statistikave raporton per nje nivel inflacioni vetem 1.6 per qind ne janar 2012, 0.1 pike perqindje me i ulet se ai i muajit dhjetor. Rritja e ngadalesuar e ēmimeve te artikujve te shportes eshte nje lajm i mire per te gjithe konsumatoret pasi tashme me te njejten sasi lekesh mund te blejne me shume produkte krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Bazuar mbi te dhenat e tregjeve, nje zhvillim i tille, ka te beje me shume me tendencen per te kursyer te qytetareve se sa me ndonje zhvillim tjeter siē eshte futja e prodhimeve te vendit ne treg apo ulja e ēmimeve ne tregjet nderkombetare. Nje fakt i tille eshte konfirmuar edhe nga vete Banka e Shqiperise, ku Guvernatori Fullani ka bere here pas here thirrje per rritje te konsumit nga ana e qytetareve. Nese e njejta situate e kerkeses se ulet konsumatore do te vijoje edhe pergjate muajve ne vazhdim, do te kthehet ne nje problem per buxhetin e shtetit, i cili per shkak te ngadalesimit te aktivitetit ekonomik te vendit nuk do te mund te mbledhe te ardhurat e parashikuara.

Rritjen me te madhe gjate janarit e kane pasur perseri ushqimet me 1.4 per qind, ku vlen per t’u theksuar shtrenjtimi i zarzavateve me rreth 9 per qind. Shtrenjtimi i tyre vjen per shkak te stines. U shtrenjtuan gjithashtu edhe karburantet, ndersa jane ulur perseri ēmimet e veshjeve. Ulja e ēmimit te veshjeve eshte nje trend qe vijon nga vitet e kaluara. Ēmimi i naftes nderkohe u rrit me 1.8 per qind edhe pergjate janarit, rritje e cila nuk ndalet qe prej veres se vitit 2011, ndersa benzina me 1 per qind.

Inflacioni i shenuar gjate muajit janar eshte poshte angazhimit te Bankes se Shqiperise dhe qeverise per ta mbajtur ate nen kufijte e 3 per qindve me nje ndryshim plus/minus 1 per qind. Ngadalesimi i rritjes se ēmimeve filloi ne dhjetor te vitit te shkuar, ku perkunder pritshmerive ato nuk u rriten ne te njejten tregues te viteve te meparshme.

Bankat shtrengojne kushtet, me pak kredi per biznesin

Ulja e normes baze te interesit per lekun ne treguesit historik te tij me qellim stimulimin e kreditimit duket se do te ndikoje vetem ne anen e rritjes se kerkeses, pasi bankat do te jene me pak te gatshme te ofrojne financimin e kerkuar. Rritja e kredive me probleme, gjendja financiare e bizneseve si edhe situata makroekonomike ne pergjithesi, bejne qe bankat te jene me doreshtrenguara ne drejtim te kreditimit te biznesit.

Banka e Shqiperise ka publikuar sefundmi nje vrojtim te aktivitetit kreditues pergjate fundit te 2011 dhe parashikimet e bankave per tre mujorin e pare te ketij viti. Per hartimin e raportit, ekspertet e BSH-se kane kontaktuar me menaxhere te bankave tregtare duke marre prej tyre parashikime mbi politikat qe do te ndiqen gjate ketyre muajve ne drejtim te kreditimit. Rezultati paraqitet negativ ne drejtim te standardeve te kredise duke prekur drejtperdrejte biznesin. Bankat parashikojne nje shtrengim te metejshem te kushteve per leshimin e kredive ndaj biznesit edhe gjate tre mujorit te pare te ketij viti duke iu kundervene politikave te Bankes Qendrore, e cila ka ulur deri ne 4.5 per qind normen baze te interesit per lekun.

Ne kete menyre, bizneset do te jene me pak te parapelqyer nga bankat krahasuar me individet ne rastet kur do te kerkojne te financohen. “Per sa i perket tremujorit te pare te vitit 2012, bankat presin vijim te shtrengimit te standardeve, si per kredine per investime ashtu dhe per kredine per kapital qarkullues. Shtrengimi pritet te ndikoje me shume kredine e dhene ndermarrjeve te vogla dhe te mesme se sa kredine per ndermarrjet e medha. Nga ana tjeter, pritjet per kerkesen vijojne te jene pozitive”, – citohet ne vrojtimin e BSH-se. Te njejtat pritshmeri ne drejtim te shtrengimit te standardeve te kredise per bizneset, bankat i kane pasure dhe gjate tre mujorit te fundit te ketij viti duke vertetuar keshtu politika me konservatore ndaj sipermarrjes private krahasuar me individet.

Por si pasqyrohet shtrengimi i kushteve te kredise tek bizneset? BSH tregon se bankat kane rritur kerkesat per kolateralin, kane ulur maturitetin si edhe shumen e parave qe huazojne. Ketu nuk perjashtohet edhe rritja e kostos. “Gjate tremujorit te katert, ne ndryshim nga dy tremujoret e kaluar, shtrengimi i standardeve eshte aplikuar edhe nepermjet rritjes se komisioneve”, – vijon banka.

Pavaresisht ketyre treguesve, pozitiv eshte fakti qe biznesi kerkon financim dhe kete e ben jo vetem per te mbyllur llogarite e momentit por edhe per te investuar. Nga vrojtimi mesohet se pjesa derrmuese e kerkeses se bizneseve per kredi lidhet me nevojen per “financimin e investimeve” dhe jo me “financimin e kapitalit qarkullues”, e cila per here te pare nuk eshte kontribuuesi kryesor ne rritjen e kerkeses se pergjithshme te bizneseve per kredi.



Preferohen me shume individet

Ndryshe nga biznesi i cili ka kerkuar me shume kredi ndaj bankave, individet kane qene me pak te prirur ne kete drejtim gjate fundit te vitit 2011 ndersa parashikohet nje rritje e kerkeses gjate tre mujorit te pare te ketij viti. Renie ne fund te vitit te shkuar ka pesuar kerkesa e kredise per blerje banese ndersa eshte rritur kredia konsumatore. Rritja e depozitave, por edhe konkurrenca midis bankave nderkohe, i kane bere keto te fundit qe te jene me te prirura te kreditojne individet gjate fundit te vitit te shkuar. Ndersa, kredite me probleme dhe gjendja financiare kane ndikuar negativisht ne rritjen e kreditimit per individet.



Pritet ulje tjeter e interesave

Ulja e konsumit, kryesisht gjate gjysmes se dyte te vitit 2011 ben qe BSH te ulte dy here rresht brenda pak muajsh normen baze te interesit, vendime te cilat u ndoqen nga nje tjeter ulje nje jave me pare. Pas tre nderhyrjeve te BSH-se, norma baze e interesit per lekun eshte aktualisht ne treguesit e saj me te ulet historik, 4.5 per qind. Vendimet u moren me qellim stimulimin e konsumit, por nese gjerat do te vijojne serish te ecin ne keto ritme, por edhe investimet nuk do te rriten, BSH pritet te nderhyje serish duke ulur interesat.



Bizneset, 72 % te kredive

Bizneset mbajne pjesen me te madhe kredive te leshuara nga bankat. Te dhenat e fundit te publikuara nga Shoqata e Bankave tregojne se bizneset kane marre 398 miliarde leke kredi kundrejt 155 miliarde lekeve te marra nga individet. Nisur nga kjo, bizneset jane ata qe kane pjesen me te madhe te kredive te keqija ndaj bankave. Duket se kjo eshte edhe arsyeja kryesore se perse bankat hezitojne te kreditojne biznesin.

Shekulli




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 10131, stampe 46 ©
Precedente
Biznesi i vogėl, ja si mund tė niset