Original news    English    Italian    Albanian   

Punesimi sezonal ne Itali, shpallen procedurat
Autor Roni - mer 28 mar 2012 09:46

Kushdo kerkon te fitoje punesim sezonal ne Itali, tani ka te drejten e aplikimit prane zyrave perkatese te punesimit ne rrethet e ndryshme te vendit. Kurset e formimit profesional per te papunet do te zhvillohen per here te pare ne Shqiperi dhe jo ne Itali. Tashme jane hapur procedurat e regjistrimit per punesimin e shtetasve shqiptare ne Itali, te cilet duhet te plotesojne disa kritere kryesore dhe duhet t’i nenshtrohen ndjekjes se gjuhes italiane dhe kurseve profesionale falas. Kjo nisme u be e njohur dje gjate nje Konference per Shtyp te mbajtur ne Ministrine e Punes, ne te cilen moren pjese Ministri i Punes, Spiro Ksera, Drejtori i Pergjithshem i imigracionit i Ministrise italiane te Punes dhe te Politikave Sociale, Natale Forlani, si dhe Ambasadori i Italise ne Tirane, Massimo Gaiani.

Ministrite e Punes se Shqiperise dhe Italise shpallin hapjen e regjistrimit te kandidaturave nga data 27 mars deri ne 10 prill dhe aplikimi behet prane Zyrave te Punesimit ne te 12 qarqet e vendit. Kjo marreveshje mes dy vendeve kerkon te favorizoje hyrjen e rregullt ne Itali per arsye pune te shtetasve shqiptare dhe te lehtesoje gjetjen e profesionisteve te kualifikuar nga ana e ndermarrjeve dhe e familjeve italiane. Regjistrimi do te behet nepermjet plotesimit te nje formulari, prane Sporteleve te Migracionit, ne Zyrat e Punes se Tiranes, Durresit, Fierit, Vlores, Beratit, Gjirokastres, Elbasanit, Korēes, Lezhes, Shkodres, Kukesit dhe Peshkopise.

Ministria e Punes se Italise ka percaktuar disa kritere pranimi, ashtu si percaktimin e moshes se kandidatit, i cili duhet te jete mbi 18 vjeē. Per te krijuar me teper siguri ndaj personave qe do te pranoje ne shtetin e tyre, ata kerkojne te dhena qe kandidati te mos kete qene i denuar me pare. Ne rast te kundert, kandidatet qe rezultojne te denuar me pare nuk do te lejohen te punesohen ne shtetin Italian. Gjithashtu, ata nuk duhet te jene subjekte te asnje gjendjeje juridike qe te pengoje leshimin e vizes italiane per arsye punesimi. Kandidatet fitues do te njoftohen nga Zyra e Punesimit, ndersa te eliminuarit nuk do te njoftohen, por do ta marrin vesh nga kalimi i afatit. Ne rast se nje person nuk eshte kualifikuar, atehere ai ka mundesine e kandidimit ne nje pozicion tjeter pune. Formulari parashikon aplikimin ne tre pozicione te veēanta punesimi. Prandaj, ne rast se nuk kualifikoheni, profili i ēdo aplikanti mbetet ne sistemin e regjistrimit, i disponueshem per vende te tjera pune qe mund te shpallen. Ne rast se do te riaplikoni, perditesoni profilin tuaj te regjistruar, ruani kodin unik dhe nje dokument identifikimi. Kjo procedure riaplikimi duhet te kryhet jo perpara 3 muajsh nga data e aplikimit tuaj. Procesi i perzgjedhjes parashikon tri faza te veēanta: Paraperzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (per t’u futur ne interviste); intervista perzgjedhese tekniko-motivuese (per t’u futur ne kurset e formimit); perzgjedhja perfundimtare per punesim ne Itali, e bazuar ne ndjekjen e kurseve te formimit dhe ne rezultatet e provimeve. Sektoret e punesimit, ku do te referohen dhe kurset profesionale jane: Turizem, hoteleri, restorante, ndertim, agrozooteknike, asistence familjare, industri tekstile, artizanat dhe turizem. I gjithe procesi i perzgjedhjes do te monitorohet nga ana e institucioneve te perfshira, ne bashkerendim me Zyren e Koordinimit Vendor te Ministrise Italiane te Punes dhe te Politikave Sociale.





Procesi i perzgjedhjes parashikon tri faza te veēanta:

1. Paraperzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (per t’u futur ne interviste).

2. Intervista perzgjedhese tekniko-motivuese (per t’u futur ne kurset e formimit).

3. Perzgjedhja perfundimtare per punesim ne Itali, e bazuar ne ndjekjen e kurseve te formimit dhe ne rezultatet e provimeve.



Profesionet

Kurset e formimit profesional ne sektoret e meposhtem tw cilat do ti ushtronjw nw Itali

- Turizem, hoteleri, restorante

- Ndertim

- Agrozooteknike

- Asistence familjare

- Industri tekstile

- Artizanat dhe turizem

Burimi:Shekulli




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 15434, stampe 36 ©
Precedente
Kredi per shtepi - Individet heqin dore nga kredia per shtepine