Original news    English    Italian    Albanian   

10000 kompani shqiptare konkurrojne per 100 ēmimet kombetare
Autor Arsen - gio 06 dic 2012 13:39

Ne kuader te permbylljes se projektit “Javet e Biznesit Kombetar”, Oda Ekonomike e Maqedonise Veriperendimore dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), i shpallen 100 kompanite me te mira shqiptare nga Maqedonia prej te cilave dhe 10 top kompanive kombetare iu ndane mirenjohje.
Agim Shahini, kryetar i Aleances Kosovare te Bizneseve, tha se kjo ngjarje eshte e veēante dhe tradicionale. Bizneset shqiptare nga Maqedonia, sot kane partner nga e gjithe bota, e ne veēanti nga Kosova, sepse keshtu e kerkon tregu, nevoja dhe keshtu e kerkon zeri per bashkim e zeri i Evropes per intgrim edhe pse ne kemi ngec pak prapa.

“Kemi shpresa se ekonomia e bizneset shqiptare, do ti rrenojne te gjithe kufijte, te cilet padrejtesisht jane vene nder shqiptaret. 100 vjet pavaresi, nje rrugetim i gjate dhe mund dhe nje falenderim shkon per ata qe na mundesuan kete dhe do te perkulemi para tyre, sepse ne sot jemi te lire te festojme dhe bashkepunojme ne gjitha fushat e sidomos ne ate ekonomike dhe te ndajme mirenjohje per te gjithe ata qe po kontribuojne sot dhe po kontribujone per shtetin”, tha Shahini.

Nderkaq, Valon Saraēini, minister i Ekonomise dhe Financave te Maqedonise, tha se shpallja e 100 kompanive me te mira shqiptare ne Maqedoni behet per here te dyte dhe kjo ka rendesi te madhe dhe pasqyron zhvillimin ekonomik shqiptar. “Rezultatet e arritura te kompanive shqiptare ne Maqedoni jane te larta edhe per kunder krizes ekonomike qe ka prekur shume shtete. Kompanite shqiptare kane vizion zhvillimi dhe nga keto 100 kompanite shqiptare jane perfituar mbi 500 milione euro, ku dhe ne te cilat jane punesuar 25 per qind e popullates”, tha ministri Saraēini.

Kurse Menderes Kuēi, kryetar i Odes Ekonomike te Maqedonise Veri Perendimore, tha se te gjithe kane merita te veēanta per manifestimin “Top 100” ne frymen e bashkepunimit kombetar, ku po shpallen 100 kompanite me te mira shqiptare ne Maqedoni dhe po permbyllet projekti “Javet e Biznesit Kombetar”. “Ky projekt kishte qellim vetedijesimin e konsumatoreve qe te blejne prodhimet kombetare dhe ia arritem qellimit. Duke perkrahur vetveten, perkrahim edhe te tjeret”, tha Kuēi. /Telegrafi/




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 493, stampe 9 ©
Precedente
BE nuk arrin marrėveshje pėr bankat