Original news    English    Italian    Albanian   

Koha per biznes te zgjuar.Ku mund te investohet?
Autor Roni - mar 12 apr 2011 13:38

Nga Laura Çela

Te hysh ne nje biznes te ri, apo te zgjerosh ate ekzistuesin nuk eshte aq e lehte sa 18 vjet me pare. Sot kur tregjet jane te zena dhe shumica e tyre po maturohen, aftesite menaxhuese, kerkimet e tregut, diversifikimi i kapitalit, hyrja e studiuar ne treg, dalin paresore per nje biznes te suksesshem. Kriza po e pershpejton procesin: ne treg do te mbeten ata qe do te dine te pershtaten. Cilet jane sektoret qe paraqesin me shume interes per investime? Ku do te riorientohen kapitalet e biznesit?

Sot kur shume biznese vendase, sidomos ato te lidhura me ndertimin, po kalojne periudhen me te veshtire financiare, mjaft menaxhere e pronare po kerkojne me ngulm “shpetimin” e tyre.
Por nese vite me pare mjaftonte te kopjoje ndonje tjeter biznes te suksesshem per te bere para, sot kur konkurrenca eshte mjaft e larte duhen gjetur sektore ende “te pazbuluar”.
“Investitoret e dine shume mire se bota e investimit nuk eshte kazino! Nuk vihet bast ne nje tip investimi te cilin nuk e njohim, thjesht duke shpresuar se do te kemi shansin qe te na bjere numri i deshiruar”, -thote Gjin Biba, drejtor ekzekutiv i kompanise se ‘real-estate’, Century 21.
Gjithnje e me shume, te bizneset, por dhe tek ekspertet, po forcohet ideja se sidomos ne sektorin e ndertimit, ka pak vend per investime ne banesa. Edhe te dhenat zyrtare te Shoqates se Ndertuesve konfirmojne “friken” se tashme ky sektor ka shkuar drejt maturimit. Aktualisht, mbi 4,000 apartamente te perfunduara ne te gjithe vendin jane te pashitura dhe rreth 700 kompani ndertimi nuk kane kryer asnje aktivitet gjate 2008-es.
Ndertuesi i njohur Behar Male e perkrah fort idene e “ngopjes” se sektorit, sidomos ne banesa. Sipas tij, tani eshte momenti i duhur qe shume kompani t’i kthejne syte drejt investimeve dhe sektoreve te paprekur, qe sigurisht kerkojne me shume mund dhe shume me teper strategji drejtimi.
“Nuk mund te fajesohet momenti apo konjuktura nderkombetare per krizen e ndertimit, kjo pritej. Ritmi i meparshem, nuk do te jete”, -thote Male.
Siç verejne edhe ekspertet, biznesmenet shqiptare qe kryesisht kane ndertuar banesa, jane perballur me nje konsumator “te uritur” gjate 17 viteve aktivitet dhe e gjejne veten te papergatitur ndaj largimit dhe pakesimit te kerkeses.
Duket se tashme “para te thjeshte” nuk ka me, sepse mjaft tregje jane drejt maturimit, nderkohe qe ne shume te tjere konkurrenca eshte shume e larte.

Ku mund te investohet

Nese ne ekonomite e zhvilluara boterore sektoret qe kane nje ritem te mire rritjeje dhe qe jane me pak te demtuara nga kriza globale e momentit jane industria ushqimore, ‘hi-tech’ (teknologjia) dhe farmaceutika. Por ne Shqiperi nese farmaceutika eshte thuajse inekzistente, dy te parat kane thithur pak investime. Vetem industria e ‘hi-tech’ ka zgjuar gjate 2-3 viteve te fundit interesin e disa investitoreve dhe duket se eshte duke ecur me ritme te larta rritjeje.
Sipas ndertuesit Behar Male, ne Shqiperi nuk eshte ezauruar procesi i te berit biznes, thjesht kerkohet nje riorientim i kapitalit.
“Per mjaft ndertues qe e shohin veten te papune aktualisht ka ardhur momenti qe te investojne ne turizem, sepse ai elitar mungon ketu. Mund te ngrihen qofte hotele e qofte fshatra turistike”, -shton ai.
Do te jete pikerisht kriza qe ka mberthyer sektorin e ndertimit ajo qe do te sherbeje ne menyre pozitive, sepse do te shtyje bizneset te gjejne “shtigje” te reja.
Male eshte i bindur se zhvillimi i sektorit te turizmit do te sjelle edhe rritjen e agroindustrise, nje sektor qe ka terhequr shume pak investime ne vend. Sipas tij, ne kete moment krize nderkombetare shume kompani te huaja po kerkojne me ngulm vende me kosto me te ulet prodhimi dhe biznesmenet shqiptare duhet ta shfrytezojne kete çast, ta pershpejtojne ate duke njohur mundesite reale te zhvillimit.
Edhe eksperti Ismail Beka, njeheresh menaxher i projektit gjerman GTZ, perkrah idene e rialokimit te investimit ne sektore te tjere duke skicuar qarte deget ku vertet bizneset duhet te kerkojne “fatin” e tyre te ardhshem.
“Nese do te mbetemi po brenda sektorit te ndertimit, nje treg shume potencial dhe i pa eksploruar eshte turizmi. Shqiperia ka vertet nevoje per hotele te mirefillta, sepse aktualisht pjesa derrmuese jane te vegjel, te nje karakteri familjar dhe ofrojne sherbime dhe kapacitete te niveleve te uleta”, -thote Beka.
Sipas tij, nese kerkohet qe ne Shqiperi te vijne turiste, te rritet pikerisht kjo dege duke i dhene impuls ekonomise duhet te investohet ketu dhe atehere me shume te huaj padyshim do te mberrijne.
“Sektori i turizmit eshte shume fitimprures, por ndryshe nga ai i banesave nuk eshte primitiv, sepse kerkon investime serioze e kapitale te medha”, -shton ai.
Beka eshte i bindur se ka ardhur koha qe ndertuesit te ndajne menaxhimin nga investimi, çka do te thote se ata duhet thjesht te ndertojne dhe me pas t’ia kalojne bizneseve kompetente te bejne punen e tyre.
“P.sh., duke pare dinamiken e rritjes se tregjeve te supermarketeve apo te qendrave tregtare ndertuesit thjesht mund te investojne ne ngritjen e tyre dhe me pas menaxhimin t´ia japin kompanive te specializuara ne kete sektor. Ne Shqiperi kjo thuajse nuk ka ndodhur fare”, -shton Beka.

Agroindustria, sektori qe “pret” kapitale

Nje nga pikat ku sipermarres dhe eksperte bien dakord per te rialokuar kapitalet eshte pikerisht agroindustria. Sipas Behar Males, kjo dege eshte me mjaft interes, sepse eshte ende mjaft e pazhvilluar kur ne fakt prodhon produkte baze ne pjesen derrmuese te saj.
Investimet e uleta ne kete sektor konfirmohen edhe nga te dhenat zyrtare per importet gjate vitit 2008, ku vetem ushqime, pije dhe duhan zene rreth 17% te totalit te importeve, duke qene keshtu te tretet ne vlere pas makinerive dhe lendeve djegese. Nje treg ky prej 600 milion euro ne vit, qe mund te shfrytezohet fare mire nga prodhuesit vendas.

Per nje vend si Shqiperia, mjaft bujqesor dhe me nje popullsi masive ne fshat, niveli i ulet i zhvillimit te agroindustrise duket “i pakuptimte”.
Ndonese ka disa nisma te disa biznesmeneve vendas, ku nder me te fundit ishte inaugurimi i nje fabrike te prodhimit te vajit te ullirit ne afersi te Tiranes, ne Shqiperi ende pjesa derrrmuese e konsumit ushqimor mbulohet nga importi.
Edhe Ismail Beka, i cili permes GTZ-se ka asistuar mjaft sektore te bujqesise dhe agroindustrise mendon se pak eshte bere ne keto fusha dhe ka shume hapesira qe kane interes.
“Nese per te investuar ne biznese specifike te agroindustrise mund te jete e veshtire per mjaft sipermarres te ndertimit, pasi eshte teresisht sipermarrje tjeter, ata mund te hedhin kapitalet e tyre pikerisht ne ngritjen e tregjeve me shumice”, -thote Beka. Sipas tij, ne vend nuk ekzistojne ende tregjet e shumices, ku fermeret “dorezojne” produktet dhe tregtaret ia shesin tregut te pakices apo degeve te agroindustrive.
Beka eshte i bindur se kjo eshte nje nga “opsionet” me te mira qe mund te ndiqet nga shume biznese ne “hall” per te investuar kapitalet e tyre, sepse prodhim vendas ka, por mungon infrastruktura (tregjet) per ta sjelle ate te konsumatori.
“Tregjet jane diçka e perditshme dhe marzhi i fitimit sigurisht qe eshte me i vogel se ne ndertim, por ama eshte i sigurite”, -thote Beka duke shtuar se projektet e tregjeve duhet te nxiten edhe nga pushteti vendor, qe duhet te sherbeje si nje garant per mbarevajtjen e tyre.
Sipas tij, duhet te jene pikerisht Bashkite qe duhet te nxitin krijimin e ketyre tregjeve, qe jane vertet nje potencial i mire investimi per shume biznese. Ngritja e tregjeve do t’i jape nje impuls akoma me te madh bujqesise dhe degeve te agroindustrise.
“Sot ne Tirane apo ne gjithe Shqiperine nuk ka ende nje thertore dhe kjo eshte e papranueshme per nje vend qe kerkon te hyje ne BE. Atehere pushtetit, nese nuk ka kapitalet per te mbuluar nje investim te tille, i mbetet qe te garantoje mbarevajtjen e ligjit dhe t’i hape rrugen investimit nga biznese private. Duke detyruar çdokend qe tregton mish te perdore thertoret, fitimi per keta investitore eshte i garantuar”, -shpjegon Beka.
Ekspertet mendojne se nuk mund te pretendohet kurrsesi qe te zhvillohet turizmi nese nuk kemi tregje te zhvilluara dhe bashkekohore.
“Tregjet jane vende mjaft te frekuentuara nga turistet. Mendoni sikur ata te vizitojne tregjet tona sot, ç’pershtypje do te merrnin”, -shton Ismail Beka.

Biznesi, tani nevojitet “krijueshmeri”

Rialokimi i kapitaleve dhe orientimi mire i tyre nuk eshte thjesht nje nevoje per ato biznese qe e gjejne veten ne tregje te maturuara, por per te gjithe sipermarrjet shqiptare, qe dalengadale po perballen me konkurrencen globale. Sipas konsulentit te bizneseve, Enea Janku, ne kushtet e reja te hapjes dhe globalizimit, biznesit shqiptar i duhet qe te jete shume me teper krijues dhe jo kopjues, duhet t’i kushtoje shume me teper vemendje menaxhimit dhe formave te organizimit te biznesit, duhet te investoje me teper per teknologji bashkekohore te prodhimit dhe menaxhimit te informacionit, duhet te shpenzoje me shume per kerkime tregu dhe projektet e zhvillimit.
“Por edhe institucionet shteterore duhet te ndryshojne patjeter frymen ndaj biznesit privat, kerkohet nje atmosfere shume me pozitive dhe me mbeshtetese ndaj tij”, -thote Janku.
Sipas eksperteve, veshtiresia e biznesit shqiptar qendron pikerisht te pasiguria qe vjen nga mungesa e informacionit dhe njohja e potencialeve reale te zhvillimit te biznesit dhe mundesise per te konkurruar ne tregun global.
Sipas Jankut, biznesmenet shqiptare nuk mund te etiketohen si dembele pasi kane investuar aty ku fitimet kane qene me te shpejta, perkundrazi ata lodhen dhe rrezikojne shume, pavaresisht se perpiqen qe te jene pragmatiste duke kerkuar fusha biznesi qe te kthejne ne nje kohe sa me te shkurter investimet e tyre.
“Eshte pikerisht kjo qe nuk i jep vlere afatgjate investimeve te tyre. Jane shume te pakta investimet qe jane bere ne sektoret reale te prodhimit, por kjo ka ardhur me teper si pasoje e mungeses se pervojes dhe njohjes, e atmosferes pozitive ndaj biznesit privat, si dhe prej mungeses se faktoreve nxites, siç mund te ishin mbeshtetja me incentiva fiskale apo financiare nga ana e shtetit, si dhe mungesa e institucioneve dhe politikave orientuese te biznesit drejt sektoreve fitimprures te ekonomise”, -thote konsulenti Janku.

Enea Janku, drejtor ekzekutiv i “EJ Bussines Consulting”

“Kompanite shqiptare, mjaft dobet ne menaxhim”

Koha e zhvillimit te ekonomise se tregut ne vendin tone eshte shume e shkurter dhe sado qe mund te kete pasur sektore te veçante te cilet mund te jene zhvilluar me ritme me te shpejta se te tjeret, si p.sh. ndertimi, nuk mund te themi kurrsesi se keto tregje jane te maturuara.
Ekonomia shqiptare e pas viteve 90-te, eshte zhvilluar ne menyre krejt kaotike dhe jo eficiente, pasi eksperienca e shqiptareve per te bere biznes ka qene shume e varfer dhe roli i shtetit ne mbeshtetjen e biznesit ka qene negativ dhe i demshem.
Investimet e biznesit privat ne Shqiperi nuk jane bazuar ne parimet dhe rregullat e konsoliduara te ekonomise se tregut, por ato jane zhvilluar ne nje rruge krejt pa orientim, qe ka sjelle si pasoje investime jo eficiente dhe jo fitimprurese ne planin afatgjate.
Shumica e bizneseve ne vendin tone kane investuar duke kopjuar njeri-tjetrin ne sektore qe mendohet se japin fitime te shpejta si ndertimi, transporti, bar-restorantet, karburantet etj. Jane te pakta bizneset qe investimet e tyre i kane mbeshtetur mbi plane biznesi dhe studime te qarta te tregut per te analizuar dhe percaktuar saktesisht se cilat jane perparesite konkurruese te vendit tone, qe duhen shfrytezuar dhe cilet jane sektoret e ekonomise ku mund te investohet me eficience dhe perfitime afatgjata. Kryesisht biznesmenet shqiptare kane investuar me intuite duke marre persiper nje risk shume te madh.
Ne pergjithesi kompanite shqiptare kane nivele shume te dobeta te menaxhimit, pasi nuk i kane kushtuar vemendjen e duhur burimeve njerezore. Shumica prej tyre vazhdojne te drejtohen nga pronaret apo aksioneret e tyre, te cilet ne shume raste jane medioker ne menaxhimin e kompanive. Ne keto kushte konkurrueshmeria e biznesit shqiptar paraqitet teper e ulet dhe ne perballjen e pare qe ato do te kene me kompanite nderkombetare te cilat mund te investojne ne vendin tone, ato ose do te falimentojne, ose do te blihen prej tyre.
Ne fakt, tregu shqiptar nuk paraqitet shume terheqes per kompanite e medha nderkombetare, jo vetem per shkak te permasave te vogla qe ai ka, por edhe per shkak te evazionit dhe korrupsionit te larte qe ekziston ketu.
Gjate ketyre viteve kemi konsumuar shume burime dhe energji, por jemi duke ecur akoma ne nje rruge me zigzake dhe progresi i arritur ka qene shume i ulet. Ne keto kushte nuk mund te mendohet se ne Shqiperi ka tregje te maturuara.
Ekonomia dhe biznesi shqiptar ka vuajtur deri me sot nga mungesa e institucioneve private dhe shteterore qe nevojiten per te orientuar investimet dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Shqiperise gjate ketyre viteve te tranzicionit nuk i kane munguar vetem "pajisjet" qe jane infrastruktura rrugore, energjia, uji, teknologjia e perparuar etj., por edhe "programet" qe jane pikerisht institucionet e tregut, qe orientojne zhvillimin e biznesit dhe te ekonomise, si qendrat studimore dhe kerkimore, kompanite e informacionit dhe te konsulences, kompanite e ndermjetesimit qe njohin tregjet, si dhe afrojne investitoret me tregjet dhe njeri-tjetrin etj. Pa ndertimin e ketyre institucioneve nuk mund te kete zhvillim te qendrueshem dhe afatgjate, por vetem zhvillim kaotik dhe te demshem per sot dhe te ardhmen.

Ndermjetesimi, me potenciale te medha per investime

Megjithese kriza ekonomike aktuale pritet te kete ndikimin e saj edhe ne vendin tone, dihet se situata te tilla prodhojne edhe shanse me te medha sesa normaliteti per ato organizata biznesi dhe individe qe duan te zgjerojne aktivitetin e tyre, apo te fillojne me investime te reja.
Por sipas Gjin Biba, drejtorit te kompanise amerikane te ‘real-estate’ “Century 21 Albania”, ne kushtet aktuale, ku tregu imobiliar shqiptar eshte i maturuar, rritja ekonomike parashikohet te jete pozitive dhe vendi eshte futur ne rrugen e integrimit te shpejte euro-atlantik, investimi ne fushen e ndermjetesimit te pasurive te patundshme eshte nga me fitimpruresit.
Sipas ananizave te bera nga Century 21 Albania, rezulton se kerkesa potenciale per pasuri te paluajtshme vazhdon te jete e larte. Kerkese kjo qe vjen si nga popullsia vendase, ashtu edhe nga te huajt te cilet e kane rritur interesin per investime ne prona te paluajtshme ne Shqiperi. Por konsumatoret jane bere me selektive. Ata nuk kerkojne vetem cilesi ne ndertim, por edhe me shume sherbime dhe profesionalizem ne ndermjetesim. Blerja e shtepise eshte nje fenomen qe ndodh ne nje numer te caktuar heresh ne jeten e njeriut dhe si e tille gjeneron nje stres te veçante, te cilin sa here eshte e mundur, konsumatoret do ta delegonin te nje profesionist imobiliar.
“Sot sektori i ndertimit dhe ai i real estate ne pergjithesi jane futur ne nje faze te re ristrukturimi. Ky ristrukturim do te rezultoje ne menyre te paevitueshme ne nje percaktim me te mire te rolit te aktoreve qe operojne ne treg”, -thote Biba.
Po t´i referohemi tregut te ndertimit ne qytetin e Tiranes, rezulton se rreth 46% e banesave jane ndertuar gjate periudhes 1990-2008. Kerkesa ishte aq e madhe saqe banesat shiteshin perpara se te perfundonin se ndertuari. Ne nje kontekst, shitjet beheshin direkt nga ndertuesit, norma e kthimit te investimit ishte relativisht e larte dhe kjo beri qe ne treg te mund te operonin nje numer i madh firmash ndertimi. Por ristrukturimi i sektorit po behet ne dy aspekte: nga njera ane, do te kete nje seleksionim qe vete tregu i ben firmave me te suksesshme duke eliminuar nepermjet mekanizmit te konkurrences ata qe jane me pak efikase; nga ana tjeter, tregu ka nevoje shume te madhe per standarde te reja profesioniste ne ndermjetesimin e pronave te paluajtshme.
Ne vendet perendimore, jane rreth 85-95% e transaksioneve imobiliare qe kryhen me ndermjetesim. Aktiviteti i ndermjetesimit puneson rreth 2/3 e njerezve qe jane ne Real Estate.
Ne Shqiperi, sektori i ndermjetesimit eshte shume pak i zhvilluar: vetem rreth 5% e transaksioneve behen me ndermjetesim; agjencite imobiliare jane ne nje faze embrionale zhvillimi, shume larg standardeve profesionale dhe te kufizuara ne numer.
“Zhvillimi i sektorit te ndermjetesimit nepermjet nje rrjeti te suksesshem agjencish imobiliare ben te mundur thithjen e kerkeses potenciale, qarkullimin e shpejte te kapitalit te “ngrire” ne ndertim dhe standardizimin e praktikave dhe aktoreve te sektorit te real estate”, -thote drejtori i Century 21 Albania.
Rritja e profesionalizmit parashikohet te shoqerohet me: rritje te kapitalit financiar dhe nxitje te kreditimit te sektorit; partneritete te reja ne zhvillimin e aktiviteteve te reja ndertuese (zonat e pashfrytezuara, ndertimi i infrastrukturave); lobing per politika publike me te perparuara ndaj sektorit (lehtesimi i barres fiskale, legjislacioni).




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 43926, stampe 47 ©
Precedente
Emigrantët mund të paguajnë për plotësimin e viteve të punës në vendet ku ata jetojnë