Original news    English    Italian    Albanian   

Si te bejme kalimin e nje pronesie.Shitje trualli dhe/ ose ndertes
Autor Roni - mer 13 apr 2011 10:49

Procedura dhe informacione

Kalimi i se drejtes se pronesise mbi pasuite e palujteshme, toke dhe ndertese, tatohet me 10 %
te fitimeve kapitale te realizuara.

- Individi qe kalon te drejten e pronesise mbi pasurine e paluajteshme, paguan tatimin para
kryerjes se regjistrimit te kesaj pasurei, ne perputhje me aktet ligjore perkatese. Pasuria e
paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit prane Zyrave Vendore te
Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
- Me kalim te se drejtes se pronesise, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit te pasurise
se paluajtshme. Ne kuptim te Nenit 11 te Ligjit " Per tatimin mbi te ardhurat ", me termin " Fitim
kapital i realizuar " kuptohet diferenca ndermjet vleres ne shitje dhe vleres ne blerje te pasurise,
ndertese apo toke.
- Vlera ne shitje e pasurise se paluajtshme, percaktohet ne kontraten e noterizuar te
shitjes, e cila eshte firmosur nga palet (shitesi dhe bleresi). Kontrata duhet te shprehe
siperfaqen ne m2 te pasurise, cmimin per m2 dhe vleren e saj. Kontrata duhet te jete e
shoqeruar me harten, planimetrine dhe dokumentet e tjera, qe sherbejne per rregjistrimin e
pasurise se paluajtshme.
- Ne rastet kur individi kalon pronesine, per here te dyte e ne vazhdim, per efekt te
llogaritjes se fitimit kapital te realizuar do te merret diferenca midis vleres se shitjes dhe vleres
se blerjes e percaktuar ne kontraten paraardhese

Shembull:
Nje shoqeri ndertimi i ka shitur nje individi A nje apartament me vleren 5.000.000 leke. Ky indivit
e shet kete apartament pas disa vjetesh, tek nje individ tjeter per 6.000.000 leke.
Individi A, do te tatohet me 10 % te differences midis vleres se shitjes 6.000.000 leke dhe vleres
se blerjes 5.000.000 leke. Pra 10% x (6.000.000 - 5.000.000) = 100.000 leke, do te jete tatimi
mbi te ardhurat personale nga kalimi i se drejtes se pronesise, i cili paguhet nga individi A.
Percaktimi i vleres ne shitje bazohet ne kontraten e shitjes se pasurise. Ne rastet kur cmimi I
shitjes per m2 i percaktuar ne kontrate eshte me i ulet se cmimi minimal i percaktuar ne tabelat
perkatese te percaktuara nga Vendimet e Keshillit te Ministrave, zbatohen keto te fundit per
efekt te llogaritjes se tatimit.


Percaktimi i vleres ne blerje bazohet ne kontraten paraardhese te blerjes. Perjashtim nga ky
rregull i pergjithshem bejne disa raste, te cilat jane te percaktuara me Vendime Qeverie se si
veprohet.
Per rastet e kalimit te se drejtes se pronesise nepermjet dhurimit, transaksioni konsiderohet i
tatueshem dhe per efekt te llogaritjes se detyrimit tatimor do te veprohet si ne rastin e kalimit te
se drejtes se pronesise, toke dhe ndertese, nepermjet akti te shitjes.
Ne rastet e shitjes njekohesisht te tokes truall dhe te ndertese "njolle" brenda ketij trualli, per
perllogaritjen e detyrimit tatimor do te merren ne konsiderate te dy elementet: vlera e shitjes se
nderteses dhe vlera e shitjes se truallit. Vlerat e shitjes se nderteses dhe te truallit nuk duhet te
jene me te vogla se cmimet minimale perkatese

Formular i gatshem per kontrate marrveshje Shitje trualli dhe/ ose ndertes
http://www.albmark.com/files-archive/Shitje%20trualli%20ose%20banese.pdf




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 37611, stampe 40 ©
Precedente
Hipoteka, dokumentet qe duhen per regjistrimin e prones