Original news    English    Italian    Albanian   

Biznesi i vogel, ja si mund te niset
Autor Roni - gio 27 ott 2011 09:19

Nje person qe kerkon te nise nje bisnes te vogel, fillimisht duhet te kerkoje per nje ide te suksesshme biznesi, te pyese veten a eshte i afte per t'iu kushtuar ketij biznesi dhe te ndertoje nje plan biznesi

Nje person qe deshiron te filloje nje biznes te vogel, duhet te beje tri gjera para se te siguroje fondet e nevojshme dhe gjetjen e nje vendi te pershtatshem per biznesin: te percaktoje interesat dhe aftesite e tij, te kerkoje per nje mundesi te suksesshme biznesi dhe te ndertoje nje plan biznesi.

Vleresimi personal
Per te pakesuar mundesite per deshtim, pronaret e ardhshem te biznesit duhet t'ia fillojne nga vleresimi i fuqive dhe dobesive te tyre. Disa pronare biznesesh te vogla provojne nje numer mundesish per biznese te ndryshme para se te vendosin per ate qe pelqejne me shume. Nje vleresim i ndershem per vetveten mund te ndihmoje ne eleminimin e eksperimenteve qe harxhojne kohe dhe jane potencialisht te kushtueshme (si per para, ashtu dhe per krenari personale).
Nje vleresim i sinqerte per vetveten ndihmon nje pronar te mundshem per te vendosur nese ai eshte i afte per te drejtuar nje biznes. P.sh. pronari i bizneseve te vogla punon mesatarisht 70-80 ore ne jave. Nje person qe mendon t'i hyje ketij biznesi, duhet te pyese veten nese deshiron te punoje me ore te zgjatura. Edhe nese pergjigjja eshte po, duhet te vijohet me pyetjen: A jam i afte te punoj me ore te gjata? Shendeti i mire fizik dhe mendor, si dhe perkushtimi me kohe te plote jane te detyrueshem per te qene i suksesshem.
P.sh. do te ishte e veshtire, por jo e pamundur per nje student me kohe te plote per te filluar nje biznes privat thjesht per shkak te kohezgjatjes dhe energjive fizike dhe mendore qe kerkohen. E njejta gje qendron per disa individe me kohe te plote te cilet deshirojne te drejtojne nje biznes si nje mundesi te dyte. Keto sipermarrje zakonisht deshtojne sepse pronari nuk mund t'i kushtoje vemendjen e nevojshme.

Identifikimi i mundesise
Bizneset nuk lulezojne vetem sepse pronaret e tyre jane shume punetore, por sepse prodhimi i ketij biznesi ploteson nje nevoje te caktuar. Prandaj hapi tjeter para se te filloni nje biznes te vogel eshte identifikimi i nje mundesie per te plotesuar nje nevoje.
Nje menyre per ta bere kete eshte te kaloni disa vjet duke punuar ne nje fushe me interes per ju. Ndersa punoni jini te vemendshem. Ēfare produktesh dhe sherbimesh siguron tashme kompania? Kush i blen ato? A jane klientet te kenaqur? A deshirojne diēka qe kompanite ekzistuese nuk ua sigurojne? Pergjigjja e pyetjeve te tilla mund t'ju sugjeroje nje mundesi per nje biznes te ri. Ju mund te zgjidhni gjithashtu nje fushe ne baze te njohurive tuaja te veēanta, interesave, aftesive ose lidhjeve personale.

Plani i biznesit
Shumica e personave nga bizneset e vogla zakonisht ndertojne nje plan biznesi. Ne te vertete, shumica e bankave vendosin t'u japin kredi vete bizneseve te vogla qe kane nje plan te tille formal. Pjesa financiare e planit eshte me e rendesishme per kreditoret sepse shpjegon si pronari do te siguroje vazhdimsine e biznesit. Megjithese shkaku kryesor per deshtimin e bizneseve te vogla eshte menaxhimi jo i mire, shkaku tjeter eshte edhe mungesa e parave per te vazhduar veprimtarine. Plani i biznesit duhet te perfshije treguesit me te rendesishem financiar per te siguruar fondet e nevojshme per fillimin dhe me vone vazhdimin e aktivitetit.

Bizneset e vogla, llojet me te perhapura
Bizneset e vogla ne shumicen e rasteve operojne ne nje nga keto tri fusha: perpunim i lehte dhe ndertim, tregti (shites me shumice dhe pakice), si dhe firma te vogla qe operojne ne sektorin e sherbimeve

Perpunimi i lehte dhe ndertimi
Bizneset e vogla me te perhapura jane: perpunim i lehte, ofiēina, furra pjekjeje, punishte per prodhim embelsirash, bulmetrash dhe prodhues mobiljesh, si dhe firma ndertimi (ndertesa tregtare ose banimi) dhe projekte te tjera. Ato marrin lende te pare dhe i shenderrojne ato ne produkte perfundimtare. P.sh. ofiēinat shnderrojne hekurin dhe ēelikun ne komponente te veēante qe perdoren ne industrine e automobileve, furrat e pjekjes e shnderrojne miellin ne buke, baxhot e kthejne qumeshtin ne bulmet, punishtet e drurit shnderrojne drurin dhe copat ne mobilje dhe firmat e ndertimit shnderrojne tullat, lenden e drurit dhe llaēin ne ndertesa.
Shumica e ketyre firmave punesojne zakonisht me pak se dhjete punetore.

Tregtia
Tregtaret jane dy llojesh: shites me pakice, te cilet ua shesin produktet klienteve perfundimtare dhe shitesit me shumice qe blejne mallrat per t'ua shitur shitesve me pakice. Shitesit me pakice jane me te shumte sesa ata te shumices. Shitesit me pakice perfshijne: shitesit e makinave, dyqanet e shitjes me ulje ēmimi, dyqane veshjesh, farmaci, supermarkete dhe stacione furnizimi. Shumica e ketyre dyqaneve punosojne me pak se kater persona. Nga ana tjeter, shitesit me shumice jane pak me te medhenj dhe punesojne nga kater deri ne dhjete persona.

Sherbimet
Ekonomia moderne perfshin shume firma sherbimesh te vogla: industri sherbimesh si restorante, pastrim kimik, servise makinash dhe sherbime kontabel. Shumica e ketyre kompanive te vogla te sherbimeve e shfrytezojne ne nje shkalle te larte punen, qe do te thote se nje pjese e madhe e kostos te tyre vjen nga shpenzimet e lidhura me pagat per punen e kryer. Restorantet jane nje shembull i mire per sa thame. Nje kamerier mund t'i sherbeje nje numri te kufizuar tavolinash. Me zgjerimin e restorantit menaxheri duhet te punesoje me shume kameriere.
Me rritjen e ekonomise ne vitet e fundit sherbimet jane nje nga sektoret qe kane pasur rritjen me te shpejte. Ekspertet parashikojne se bizneset e vogla, shumica ne sektorin e sherbimeve do te jene pergjegjes per pjesen me te madhe te vendeve te reja te punes. Kjo pjese e ekonomise gjithashtu premton nje shans te mire suksesi per bizneset e vogla.
Nje fushe e rendesishme per rritjen mes bizneseve te sherbimeve ka qene ajo e sherbimeve te komoditetit. Rritja e numrit te personave qe jetojne vetem dhe ne veēanti numri i familjeve me dy te punesuar ka krijuar hapesira per rritjen e bizneseve qe bejne punet e shtepise. Per nje mase te madhe njerezish koha per t'ia kushtuar familjes eshte e pakte dhe jane te gatshem dhe ne gjendje te shpenzojne per te lehtesuar stilin e tyre te jeteses. Keto rezultate kane bere te mundur nje boom ne sherbimet qe lidhen me sigurimin e komoditetit.




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 31612, stampe 52 ©
Precedente
Analiza e Bankės sė Shqipėrisė:Cmimet nė kryeqytet nė rritje tė vazhdueshme