Original news    English    Italian    Albanian   

TEKNOLOGJI PĖR MBARĖSHTIMIN E DHI-VE ,KECAVE SANA dhe ALPINE PĖR PERIUDHEN LINDJE –NDĖRZIM
Autor Roni - lun 03 dic 2012 08:35

Mbarshtimi i moshave te reja ne dhi eshte nje
investim i nevojshem dhe prioritar per ēdo vit ne nje
ferme me dhi Alpine dhe Sanna per te mbajtur
konstant ose per te rritur tufen dhe per te permiresuar
nivelin gjenetik te saj.
Si te gjitha investimet, duhet kerkuar se cili eshte
momenti me i rendesishem qe rentabilizon kete investim dhe jep suksesin e duhur.
Te kujdesurit per dinamiken e zhvillimit te kecave, pra arritjen e tregueseve optimale
ne shtesen e peshes eshte kurorzimi i investimeve te bera ne kushtet e mbareshtimit,
menaxhimit te tufes dhe riprodhimin e tyre. Keto jane pikat me pikante per prodhimin e
ardhshem nga dhite e pjelljes se pare dhe ne vazhdim.
Rekomandimet praktike ne kete material do te synojne te arrijne parametrat optimale
te mbareshtimit per nje pjellje te pare ne moshen 12-13 muaj, pra ne ate praktiken e re
zooteknike duke kaluar nga kec ne dhi dhe jo ne kategorine e ndermjetme ftuje.
Dinamika e zhvillimit te kecave
Shtesa e peshes –tip
Te dhenat e me poshteme i perkasin “treguesve objektiv” per arritjen e pjelljes se pare ne 12-13 muaj.

Duhet fikesuar mire:
Nga 0-4 muaj dhe sidomos 0-2 muaj shtesa e peshes
-180-200 gr/krere/dite ne 2 muajte e pare
-150 gr /krere/dite ne 2-4 muaj
Nga 4-7 muaj (riprodhimi)
Objektivi : 100 –110 gr/dite shtese peshe
Nga 7 muaj deri ne pjellje
Objektivi -100 gr/dite shtese peshe.
Duke u ballafaquar me « treguesit objektiv » (Target) te shteses se peshes, po japim peshat
minimale ne mosha te caktuara :
Ne lindje: Keci qe do te mbahet per remont duhet te peshoje te pakten 3.5 kg
Ne keputje keci duhet te peshoje te pakten 15 kg ne 2 muaj.
Futja ne riprodhim: keci duhet te peshoje te pakten 32 kg per Alpinen dhe 35 kg per
Saanen, ose 50% te peshes se te rriturave ne 7-8 muaj.
- Devijimet nga « Treguesit objektiv » (Target) te shteses se peshes, pra
humbjet gjate dinamikes se zhvillimit, mund te kompesohen duke korektuar ne
ecuri e siper energjine dhe proteinen e racionit ushqimor, por kjo arrihet vetem
brenda disa limiteve.
Peshoni kecat ne momentet kyēe

Per te drejtuar dinamiken e zhvillimit dhe menaxhuar korrekt brezin e ri (kecat), duhet bere
peshimi te pakten ne tre periudha kyēe qe jane :
1. Pesha ne lindje
2. Pesha ne keputje
3. pesha para riprodhimit
Nje peshim i katert shpesh here eshte i dobishem.
Rezultatet e peshimeve krahesohen me (treguesit objektiv), pra me standartet e shteses
se peshes dhe gjykohet pastaj per ecurine e tufes, e brezit te ri.
Keta tregues pra te peshes –tip ose standarti jane te domosdoshme sepse:
-Korigjon ose adapton te ushqyerit sipas tregueseve te arritur
-Merr vendimin shkeputje per remontim dhe futje ne riprodhim.
Per anomalite, pra humbjet ne peshe gjate dinamikes se zhvillimit, duhen korigjuar
me trajtime kunder paraziteve koksidioze etj, zgjatet shkeputja, ose shtohet sasia e
koncentratit pas shkeputjes.
Nga praktika eshte vertetuar se nje kec me peshe 3 kg me pak se normativa (shif
treguesit objektiv) shkakton mesatarisht nje humbje 40-60 litra qumesht per
laktacion gjate gjithe jetes.
Faktoret kryesore qe inflyencojne ne shtesen e peshes jane :
1. Gjendja shendetsore, higjena e pergjitheshme, mbikqyrja sanitare, trajtimet
2. Kushtet e ambientit: hapesira, ajrosja(ventilimi), mjedisi ku rri, paisjet, uji i
rrjedhshem pa nderprerje etje.
3. Homogjeniteti dhe dendesia e tufes –eleminimi i konkurences ne tufe, krijimi i
kushteve te barabarta.
4. Te ushqyerit : sasia dhe cilesia e ushqimeve, racioni i ekuilibruar.
Mbarshtimi dhe te ushqyerit ne periudha te ndryshme kyēe

Nevojat e kecit 7 muajsh me peshe 33 –34 kg plotesohen
duke perdorur racionin e meposhtem :
Bar i cilesise se mire 1 –1.2 kg
Kashte elbi 0.3 kg
Miser kokerr 0.2 kg
Elb kokerr 0.2 kg
Fermeri gjithmone ndjek dhe gjykon nese objektivat e vena
realizohen sipas fazave te mbareshtimit: pjellje-memezim
(te ushqyerit me qumesht), shkeputja, shkeputje- 4 muaj , 4
muaj-futje ne nderzim, nderzim -pjellje.
Faza nga pjellja ne shkeputje:
-Zgjedhja e kafsheve. Duhen eleminuar kafshet me
difekte te trasheguara, thitha ēift, absese te
ndryshme dhe moustrozitete (ose anomali te
dukeshme) .
-Duhen mbajtur kecat me peshen e rekomanduar (te
pakten 3.5 kg), energjike dhe qe ēfaqin oreks te
dukshem deri 2 ore qe kane pjelle.
-Pesha optimale ne mvartesi nga numuri i lindjeve
per pjellje
1. lindje 1 kec = 4.5 kg
2. Lindje 2 keca = 4 kg
3. Lindje 3 keca = 3.5 kg

Te ushqyerit: nga momenti i pjelljes dhe Brenda 2 oreve duhet te konsumoje
¼ litra kulloshter. Ky konsum i kulloshtres eshte i domosdoshem per
imunitetin, pra krijimin e aftesive mbrojtese dhe duhet te vazhdoje te pakten
gjate 24 oreve tepara pas lindjes.
Kujtese: nuk duhet ēuar ne baxho qumeeshti i dhise te pakten 7 dite mbas
pjelljes.
Rekumandohet atje ku eshte e mundur te luftohet CAEV (semundje e rende e
dhive) qumeshti qe pijne kecat te termizohet ne 56 °C per 1 ore.
Faza e pirjes se qumeshtit
-Nga dita e dyte deri ne shkeputje:
Mund te perdorim qumesht direkt tek nena ose qumesht pluhur,
progresivisht ne vartesi nga oreksi. Mesatarisht 1.8-2 litra qumesht pluhur i
plote ne vlera deri ne keputje.
Pergatitja : Uji ku duhet te hidhet pluhuri duhet te jete 50-55 °C dhe qumeshti
per shperndarje 40°C
Koncentrimi : Nje qumesht artificial me 35 gr yndyre (Yndyre) per liter
qumesht
-210 gr pluhur per liter uje me 20% Yndyre
Ose - 200 gr pluhur per liter uje me 21% yndyre
- 170 gr pluhur per liter uje me 24 % Yndyre
Foragjere dhe koncentrate
-Gjate 15 diteve te para duhet dhene kashte e cilesise shume te mire dhe bar
shume fibroz sipas deshires per te arritur deri ne keputje 200-300 gr ne dite
-Nga dita e 15 jepet koncentrat me 18 % M .A.T ( pra me 18% Material
azotik Total) ose perzjerje koncentarti Elb- Miser ¾ dhe ¼ soje + minerale,
pra ne sasi fizik nga 50 gr deri ne 200 gr ne shkeputje.
Kujdesi
-Dizifektimi i kerthizes ne lindje
-8-15 dite pas pjelljes djegja e brireve
-Vendosje dhe pastrim i rregullt i pirseve automatike.
-Sipas keshillave te veterinerit te behet vaksinimi kunder paratuberkulozit,
pasterolozes duke filluar nga 1 muaj dhe mbikqyrje per kolitoxemi,
kolisepticemi dhe trajtime te nenave te tyre (dhive) para pjelljes (vaksine
enterotoxemi, trajtime per mungesa seleni +vit E etj)
Shkeputja
-Shkeputja behet kur keci ka arritur 15 kg ne moshen 2 muaj n.q.s dinamika e
zhvillimit ka qene korrekte.
Po qe me pak se 12 kg nuk futet ne remont, po qe se eshte 12-15 kg vonohet
shkeputja dhe zgjatet te ushqyerit me qumesht deri 15 kg. Kur te arrije 15 kg
behet shkeputja.
-Shkeputja mund te behet e menjehershme ose graduale 3-5 dite (me nje vakt
qumesht)
Faza nga shkeputja ne 4 muaj
- Te ushqyerit
Qellimi gjate kesaj periudhe eshte te zhvillohet plenci i kecave, pra furnizimi me
bar cilesi shume te mire deri 800 gr ne dite per ēdo kec 4 muajsh dhe kashte sipas
deshires.

-Furnizim me koncentarte ,18% M.A.T, 400 gr ne dite. Pas shkeputjes
koncentrati ndihmon rritjen. Ne vartesi te dinamikes se shteses se peshes behet
edhe korektimi i koncentratit.
Kujdesi shendetsor
-Mbikqyrje per koksidioze
-Vaksinim kunder pasterelozes dhe vaksinim k/eneroteoxemise.
Koksidioza i dhive
Ēdo specie ne kafshet ka llojin e vet te koksidieve shkaktare te koksidiozes; nuk
ka kontaminim midis specieve .
Ne keca koksidioza ēfaqet kryesisht duke filluar nga java e 2 –te e lindjes deri ne
15 dite pas keputjes, pastaj kafsha fiton imunitet.
Cikli : Oocisistet jane forma rezistente e koksidiozave ne ambientet jashte : toke,
uje,kashte. Keci kontaminohet gjate pirjes dhe konsumit te ushqimeve . Oocistet
leshojne koksidiet qe parazitojne pastaj ne zorre. Ato shumezohen shpejt ,
riprodhohen duke leshuar veze qe dalin me jashteqitje.
Semundja :Ēdo lloj koksidie ka nje vend te veēante lokalizimi. Demtimi i zorreve
shkakton nje reduktim te forte te aftesise thithese , kjo e shoqeruar dhe me
infektim te zorres jep enterotoxemi.
Simptomat (shenjat) :
Bark ballon (ose i fryre), qimet e lekures shpupurisen, humbasin shkelqimin e tyre
dhe diarre. Lekura thahet, dehidratim, zhvillimi nderpritet, ndonjeheren gordhje e
menjehershme.
Parandalimi
- Ambienti i paster, ventilim i stallies
- Shtrese ditore me kashte
- Zvogelim i numurit te dhive per m
2
- Homogjenitet i tufes
- Evitim i stresit ne keputje
- Higjene e materialeve per pirje dhe sherbime
Trajtimi
-Sulfamide ,(sulfadimidine) 100-130 mgr per kg peshe 3-5 dite rresht. Ky mjekim
behet edhe kur nuk ka shenja per parandalim sidomos para keputjes por edhe deri 2 jave pas
keputjes kur keci peson nje stres.
Periudha 4 muaj deri ne riprodhim
Ne moshen 4 mujore keci ka peshen te pakten 24 kg per Alpinen dhe 25 kg per racen
Sanna. Duhet pritur te arrihet pesha 32 kg Alpinen dhe 35 kg per Sannen ne moshen
7-8 muajshe per ta futur ne riprodhim.
- Te ushqyerit
Objektivi te optimizohet rumunacioni nepermjet furnizimit me bar te cilesise se
mire.
- Racioni –bar 1.2 kg minimumi, kashte sipas deshires dhe koncentrate 16%
M.A.T. 400-700 gr sipas cilesise se barit. Ne kete rast koncentrati hidhet 2
heresh.
- Kujdesi
- 15 dite para nderzimit jepet vit A, D3 , E.
- Evitim i stresit ne momentin e riprodhimit, as nderim strehimi nuk lejohet.
- Heqja paraprake e plehut dhe dizifektimi i stalles

- Tre jave para behen vaksinimet e nevojshme.
Periudha nderzim –pjellje
- Periudhe kritike duhet konsideruar gjate muajit te pare te barsmerise. Duhen
evituar gjate kesaj periudhe ndryshimet e te ushqyerit dhe te banimit
(strehimit)
- Te ushqyerit
Te kalohet ne regjim te ushqyeri te kafsheve te rritura, bar te cilesise shume te
mire me rritje progresive dhe koncentrati te mos i kaloje 600 gr ne dite.
.
- Kujdesi
-Vaksinimet e nevojshme
-Tufa sa me homogjene ne peshe te jete aq me shume ulet konkurenca midis
kecave ne grazhd. Keshtu adaptohet dhe me mire shtesa e koncentratit ne vartesi
te dinamikes se zhvillimit.
-Kushtet e ambientit lozin nje rol shume te rendesishem ne shtese peshe dhe ne
riskun e semundjeve respirative (te frymemarrjes se kecave)
-Ndriēimi duhet 6 watt /m
2
me drite artificiale dhe 1/20 e siparfaqes me djelle ose
ndriēim natyral.
-ajrosje maksimale pa korente ajri, shtrese te bollshme, pa lageshtire.
Per ēdo kec sipas periudhave duhet kjo siperfaqe
Memezim 2-4 muaj 4-8 muaj pjellje
0.25 m
2
0.50 m
2
1 m
2
1.5 m
2
Riprodhimi i kecave
Mbasi plotesohen kushtet per futjen e kecave ne riprodhim, per inseminimin e tyre ka
2 forma:
1. Nderzim natyral i kontrolluar ne sezonin e tyre
2. nderzim artificial ne sezon, sipas skemes se ēiftezimit
3.Sinkronizim i afshit dhe pastaj nderzimi i tyre me inseminim artificial.
- Riprodhimi i kecave me sinkronizim te afshit dhe perdorimi i I.A me sperme
te ngrire ose te fresket jep relativisht rezultat jo shume optimist. Rezultati
eshte gati 50 % mesatarisht ne vartesi nga disa kushte.

-Nderzimi natyral ne sezon
Ne rastin e nderzimit te lire duhet parashikuar 20-30 keca per nje cjap.
-Pergatitja e cjepeve me nje stres alimentar (flushingmad 0.3-0.6 kg drithera.
Fillohet 6-8 jave perpara fillimit te nderzimit. Nuk perdoret shume fosfor ne
racioin sepse rrezikohet formimi i gureve ne urine.
Para nderzimit bej verefikimin anatomik dhe kontrollo aktivitetin e cjapit
- Sinkronizimi i afshit dhe nderzimi i kontrolluar
-Kjo metode perdoret ne sezonin seksual dhe detyrimisht nqs kerkohen pjellje
perpara sezonit.
Protokolli eshte :
- Dita 0 - vendos sfungjerin vaginal, FGA(progresteron) 40 mlg

- Dita e 9 – Injeksion PMSG (serum i pelave barse) 250 UI dhe Estromate 0.2
ml ( 50 mikrogram)
- Dita 11 – Terheqja e sfungjereve 48 ore pas injektimit.
- Dita 12 – 24 ore pas terheqjes se sfungjerit, fillimi i riprodhimit me nderzim
te kontrolluar
- Injektimi I /M.
- Eshte e nevojshme te prishet hymeni e kecave 15 dite para vendosjes se
sfungjerit (me qellim te evitohen aderencat dhe problemet e tjera kur
shkaktohet ruptura nga sfungjeri)
- Per nderzimin natyral te kontrolluar 1 cjap i pergatitur ben 3-4 nderzime ne
dite.


Fjale Kyēe = dinamike e mire zhvillimi nderzim i hershem = Me shume te ardhura

Nga Agro Al




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 4870, stampe 15 ©
Precedente
Bien kreditė, normat e interesit tė larta