Original news    English    Italian    Albanian   

Si te shkruani nje CV (Curriculum Vitae)
Autor Roni - mar 09 ago 2011 14:06

Cfare eshte CV?

CV eshte menyra me fleksibel dhe e pershtatshme per te bere nje aplikim. Ajo permbledh te dhenat tuaja ne nje menyre qe ju prezanton juve nen drten me te mire te mundshme dhe mund te perdoret per shume aplikime ne te njejten kohe.
CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj jane mjetet nepermjet te cilave ju mund te beni promovimin e vetes tuaj.
Qellimi eshte ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerezore qe t’ju therrase per nje interviste ku mund te tregoni me konkretisht aftesite dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur te shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten ne pozicion vendimmarres, a do e kishit konsideruar per interviste nje CV te punuar dhe paraqitur ne menyre te pavemendshme dhe te pakujdesshme?

Si te shkruani nje CV (Curriculum Vitae)

CV sherben per te bere prezantimin tuaj para nje personi qe nuk ju njeh dhe ka shume pak kohe t’ju njohe. Duhet t’ju prezantoje juve ne kendveshtrimin me te mire te mundshem, ne menyre konēize dhe te strukturuar mire. Ka shume menyra per te shkruar nje CV megjithate gjithmone ekzistojne disa linja kryesore. Nje CV per qellime biznesi nuk duhet te kaloje nje faqe formati A4. Ndersa nje CV per qellime akademike mund ta kaloje kete limit, duke perfshire dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete te tjera qe mund te keni kryer. Nje CV e shkruar mire, fillimisht ve ne dukje informacionin me te rendesishem pastaj ēdo informacion tjeter plotesues. Per kete funksion ne ju rekomandojme ta adaptoni ne varesi te kerkesave dhe fushes se punedhenesit. Perzgjedhja e informacionit behet ne varesi te pershtatjes me vendin e caktuar te punes. Kushtojini vemendje renditjes se informacionit.

Detajet Personale

Ketu duhen perfshire datelindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kerkohet dhe gjinia, mosha dhe kombesia. Ne rast se keni nje adrese permanente dhe nje te perkohshme, specifikojeni kete. Neqoftese doni te fitoni hapesire per te ruajtur limitet e gjatesise se CV, detajet personale mund te shkruhen me nje madhesi me te vogel te shkronjave se pjesa tjeter e CV. Por asnjehere me te madhe, pasi nuk jane ato qe duhet te terheqin vemendjen e punedhenesit. Ne rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atehere ai do te kthehet te detajet e kontaktit tuaj.

Cfare informacioni duhet te permbaje nje CV?

Detajet personale
Edukimi dhe kualifikimet
Eksperienca ne pune
Aftesite e ndryshme
(Publikime)
(Referenca)

Rradha e paraqitjes se ketyre detajeve, dhe theksi qe i jepni seciles pjese, varet nga ajo per te cilen jeni duke aplikuar dhe cfare duhet te ofroni.
Nese po aplikoni per me shume se nje vend pune, duhet te keni tipe te ndryshme CV sipas fushave te ndryshme te karrieres, duke theksuar aftesite tuaja dhe eksperiencat e ndryshme te pershtatura sipas fushes.

Per studentet qe sapo kane mbaruar, keshillohet te fillojne CV-ne e tyre me historine akademike. Ka shume gjasa qe ne ate moshe edukimi te jete aseti i tyre me i rendesishem. Gjithashtu keshillohet qe renditja te behet nga eksperienca me e fundit. Ne rast se keni arritje te veēanta, atehere ato duhet te paraqiten ne CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit neqoftese ju mendoni se jane te rendesishme dhe ndihmojne ne perforcimin e profilit tuaj, duhet te shkruhen ne CV. Kujdes, neqoftese vini rezultate apo arritje te veēanta, te vendosni gjithnje informacion te vertete, sepse mund t’ju kerkohen dokumentat perkates dhe nese keni genjyer aplikimi juaj do te humbase ēdo kredibilitet.

Ēmime/Vleresime te marra

Ne rast se kjo kategori vlen per ju, atehere duhet vendosur ne CV tuaj menjehere pas seksionit te edukimit. Ketu mund te perfshihen bursat, ēmime ne konkurse te ndryshme, dhe ēdo lloj tjeter dallimi.
Ketu si per ēdo gje tjeter ne CV tuaj, jepni informacion te plote, si per shembull daten, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin qe ju keni fituar; per bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit qe ka akorduar bursen, dhe mbase dhe disa lende kryesore mbi te cilat jane vleresuar aftesite tuaja per leshimin e burses.

Eksperienca Praktike

Ne kete seksion perfshihen dhe stazhet e punes. Mos jeni te turpshem ndaj asaj qe keni kryer, mos i zvogeloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju te keni nje biznes te madh, nese jeni ende student. Ideja eshte qe kur aplikoni per pune duhet te tregoni potencial rritje. Duhet treguar ēfare keni permiresuar, ku, sa shume, si dhe pergjegjesite e ngarkuara. Duhet te ndihet njefare ndryshimi midis punes se pare dhe te fundit, duhet treguar se tashme jeni gati te merrni me shume pergjegjesi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciative, kreativitet etj. Mos harroni, qellimi eshte te bindni ate qe lexon CV-ne tuaj se ju jeni zgjedhja me e mire per ate vend pune.

Aktivitetet Plotesuese

Ne rast se jeni duke shkruar nje CV profesionale, dhe jo akademike, atehere ky eshte rasti per te theksuar konferencat, trajnimet dhe te gjitha aktivitet e tjera plotesuese qe i pershtaten pozicionit per te cilin po aplikoni. Nje pershkrim i mire ketu mund t’ju ndihmoje te tregoni sensin e iniciatives dhe perfshirjes dhe jo thjesht te qenit nje student me nota te mira.

Gjuhet

Rreshtoni numrin e gjuheve qe flisni, duke pershkruar nivelin ne secilen prej tyre vetem me nje fjale. Ne ju sugjerojme te klasifikoni dhe nivelin e bashkebisedimit, qe mund te jete nivel i mesem, nivel i avancuar, dhe rrjedhshem. Perfshini ne CV ēertifikatat e gjuheve dhe datat e tyre, neqoftese kjo eshte e aplikueshme per ju.

Aftesite Kompjuterike

Perfshini gjithēka qe dini, nga njohja e motoreve te kerkimit ne internet, aftesite e editimit te teksteve, programet e veēanta me te avancuara, programim etj. Neqoftese keni nje ēertifikate apo diplome, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet te mungoje ne CV tuaj.

Hobet

Perfshijini neqoftese mbetet hapsire ne CV tuaj. Hobet tregojne se ju beni edhe gjera te tjera ne jeten tuaj perveē punes apo shkolles. Ndaj nuk mund te shihen perveēse me sy pozitiv.
Ne CV mund te perfshihen dhe nenkategori te tjera qe ju mendoni se do te vinin me ne pah aftesite tuaja. Shpesh mund te haset dhe seksioni i referencave, por kjo eshte ne varesi te kerkesave te punedhenesit. Nese ai nuk i kerkon referencat, nuk eshte e nevojshme per ti vendosur. Punedhenesta qe duan vertet te marrin referenca per ju, do t’ju a kerkojne vete kete.
Mos perfshini informacione te rreme, mos u zgjasni ne detaje te kota, CV duhet te jete sa me koncize.

Keshilla te nevojshme

Cv juaj duhet te jete shkruar me shume kujdes dhe qartesi- shkrimi nuk duhet te jete i ngjeshur, por jo dhe me hapesira shume te medha. Perdorni shkronjat ne bold dhe italics per te theksuar titujt e pjeseve te ndryshme te CV dhe informacioni me te rendesishem.
Mos shkruani ne pjesen e perparme dhe te pasme te leter – cdo faqe e CV duhet te jete ne leter te vecante. Ėshte mire te vendosni emrin tuaj ne zonen “footer” ne menyre qe te shfaqet ne cdo faqe te CV.

Jini koncize – CV eshte nje aperitiv dhe duhet te tretet sa me shpejt. Nuk duhet te vendosni aty cdo provim qe keni dhene , apo cdo aktivitet ne te cilin jeni perfshire – perfshini ata me te rendesishmit dhe me te pershtatshmit per vendin e punes ku po aplikoni.

Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja te forta, ato qe mund t’I bejne pershtypje lexuesit te CV tuaj.

Jini te ndershem – edhe pse CV ju mundeson qe te mos jepni detaje mbi deshtime tuaja (p.sh nota te uleta), ajo qe nuk lejohet eshte dhenia e informacioneve te rreme.

Neqoftese do ta dergoni me poste CV tuaj, mos e palosni – futeni ne nje zarf A4 qe te mos paloset ose zhubravitet.

Ēfare eshte letra e motivimit?

Letra e motivimit eshte nje dokument qe shoqeron CV personale kur aplikoni per nje pune, ndryshe quhet dhe deklarim i qellimit. Letra eshte afersisht 200-250 fjale, jo me shume se nje faqe e gjysem dhe ka nje strukture relativisht rigoroze. Qellimi eshte te tregohen aktivitetet ndihmese, ose te theksohen aktivitetet e cilesuara ne CV tuaj te cilat ju rrisin shanset per ta fituar nje vend pune. Me fjale te tjera, letra e motivimit duhet te jete pergjigja e pyetjes se punedhenesit: “perse duhet te punesoj pikerisht kete person?”

Permbledhje e pergjithshme
Letra e motivimit eshte gjithmone e shkruajtur nga vete personi qe kerkon nje vend pune. Ajo eshte shpesh pjesa me e rendesishme e aplikimit per pune sepse i tregon punedhenesit aftesite tuaja te komunikimit, te vendosjes se theksit ne aktivitetet qe ju keni kryer, te reklamimit te cilesive tuaja, te aftesive tuaja te artikulimit, deri diku dhe te personalitetit tuaj.

Letra e motivimit duhet te jete konēize, e organizuar mire, e pershtatur per vendin e punes ku ju aplikoni.

Letrat e motivimit marrin shume kohe, megjithate mos ngurroni t’i jepni kohen dhe rendesine e duhur dhe ta formuloni sa me mire
Evitoni letra qe nuk i drejtohen nje personi te caktuar (evitoni: I nderuar Zoteri/Zonje, Drejtuar Personit Pergjegjes/te interesuar etj) Mundohuni te gjeni paraprakisht kujt duhet t’i drejtohet letra, titullin e sakte te personit pergjegjes si dhe adresen e biznesit.

Jini te fokusuar dhe konēize. Lini jashte detajet e teperta. Evitoni te perserisni informacionin qe keni dhene tashme ne CV

Jini te sjellshem dhe profesionale. Falenderoni punedhenesin per konsiderimin e aplikimit tuaj, per mundesine e intervistes, etj.

Firmosini letrat tuaja. Ėshte e rendesishme te tregoheni serioze duke siguruar autoresine, marrjen e pergjegjesive mbi materialin qe keni dhene, si dhe per te evituar ndonje ngaterrese te mundeshme.

Ēfare duhet perfshire

Tregoni interesin tuaj ndaj pozicionit, punedhenesit, kompanise, institucionit etj. Beni kerkimin tuaj mbi institucioni ku po aplikoni!

Identifikoni dhe zgjeroni informacionin mbi aftesite tuaja dhe eksperiencat e punes me te vlefshme per pozicionin qe po aplikoni.

Tregoni se si keto aftesi plotesojne kerkesat e punedhenesit.

Ēfare nuk duhet perfshire

Sqarime te sterholluara te CV tuaj

Gabime gramatikore apo drejtshkrimi

Riperseritje e shprehjeve formule, kjo tregon mungese imagjinate.

Informacion personal te panevojshem, apo fotografi

Ēfare s’duhet te besh

Letra e motivimit eshte prezantimi yt i pare me punedhenesin, nisur nga ky fakt gabimet ne formulimin a saj duhen eleminuar sepse pershtypja e pare luan rol te rendesishem ne imazhin tuaj afatgjate. Qellimi yne eshte t’ju krijojme nje ide per modelimin dhe strukturimin e letres se motivimit ne menyre qe ajo te jete funksionale dhe e dobishme per punesimin tuaj.

1) Mos e ekzagjero me ‘une’!
Letra e motivimit nuk eshte autobiografi. Fokusohu ne permbushjen e kerkesave te punedhenesit jo ne historine e jetes tende. Nuk duhet te japesh pershtypjen e njeriut te perqendruar tek vetja, prandaj minimizo perdorimin e fjales ‘une’ sidomos ne fillim te fjalise.

2) Mos bej nisje te dobet te letres!
Ne krijimin e letres perqendrohu ne hapjen e saj, eshte me rendesi te zgjosh interes tek lexuesi duke i terhequr vemendjen qe ne fillimet e letres. Pershembull: Nje hapje e dobet - Ju lutem me konsideroni mua ne pozicionin e pergjegjesit te shitjeve. Menyra e sakte: Eksperienca dhe pozicioni qe ju ofroni perkon me eksperiencen time 3 vjecare si top-menaxher.

3) Mos perjashto pikat e tua te forta!
Letra e motivimit eshte treguesi i aftesive te tua si kandidat. Sikurse dhe CV, letra e motivimit duhet te jete e detajuar me arritjet e tua profesionale, duhen dhene arsyet kryesore perse ti duhet te jesh ai/ajo qe thirret per interviste. Ne letren e motivimit duhen theksuar sukseset e tua te deritanishme.
Per shembull: Aftesite komunikuese - Pese vjet eksperience ne ligjerate publike, dhe eksperience ne nivelin ekzekutiv te raportimit. Njohurite kompjuterike: Nivel i ēertifikuar ne MS Office, si dhe ekspert ne dizenjimin dhe zhvillimin e faqes internet.

4) Mos perpiloni nje leter as teper te gjate as teper te shkurter!
Neqoftese letra juaj eshte vetem nje ose dy paragrafe ka shume mundesi te mos paraqese te gjithe informacionin thelbesor duke e bere letren jo efektive. Neqoftese e kalon nje faqe mund te behet e merzitshme, pikerisht per kete fakt duhet te jete sa me koncize dhe terheqese. Respekto kohen e atij qe e lexon!

5) Mos perserit fjalet e CV tende
Letra e motivimit nuk duhet te perserise ate qe keni shkruar ne CV. Formulo ne menyre efikase letren dhe lejo qe CV jote te mos mbetet ne hije. Mund te tregosh nje nga arritjet e tua shkurtimisht, si “Shitja ime me e madhe”, ose “Triumfi im teknologjik”.

6) Ji specifik!
Ne momentin qe ti i pergjigjesh nje oferte pune referohu tek pozicioni specifik i punes qe ofrohet. Punedhenesit i paraqiten shume aplikime keshtu qe sigurohu qe ne letren tende te japesh gjithe perberesit qe perkojne me kerkesat dhe nevojat e punedhenesit.

7) Mos harro, te shkruarit duhet te jete uniform!
Neqoftese ti po aplikon per nje numer te ndryshem pozicionesh atehere menyra e te shkruarit duhet te jete ne vija te pergjithshme dhe uniforme. E rendesishme eshte te mos e drejtosh letren tende ne vendin e gabuar me emrin e gabuar.

8)Mos e mbyll letren ne menyre pasive!
Vendos te ardhmen tende ne duart e tua dhe suksesi do te pasoje. Tingello i sigurte per aftesite e tua; mbylle letren me nje fjali si: “Do te jem duke ndjekur me vemendje zhvillimet dhe jam i gatshem per t’iu pergjigjur pyetjeve qe mund te keni. Nderkohe mund te kontaktoni me mua ne kete numer telefoni”.

9)Mos u trego i pasjellshem!
Letra juaj e motivimit duhet te pasqyroje falenderimet tuaja si dhe konsideraten per kohen e lexuesit.

10)Mos harro te firmosesh letren tende!

Etika duhet te karakterizoje letren tuaj. Firmosja tregon vemendje ndaj detajeve gje qe vleresohet ne etiken e biznesit. Neqoftese letra juaj dergohet me e-mail firmosja s’eshte e domosdoshme.





Lista e elementeve baze te letres:

•Emri i personit dhe kompanise qe doni te kontaktoni duhet te jete i sakte.

•Nese eshte e mundur, letra ti drejtohet nje individi.

•Letra te permende pozicionin per te cilin ju po aplikoni si dhe nga ku ju u informuat per kete vend te lire pune.

•Informacioni juaj personal (emri ,adresa .tel. fiks ,tel. mobil ,e-mail) te perfshihet ne leter dhe te jete korrekt.

•Nese ti ke kontakt me dike nga kompania perkatese, ai/ajo duhet permendur qe ne paragrafin e pare.

•Letra e motivimit duhet te perqendrohet ne pozicionin per te cilin ju po aplikoni.

•Letra duhet te jete e perqendruar, preēize, e qarte dhe e organizuar mire.

•Nese ti ke nje hapesire bosh ne historikun tend te punes, te duhet ta shpjegosh ne letren tende

•Shkruaj me germa te kuptueshme, me madhesi 10 ose 12, ne menyre qe te jete e lehte per tu lexuar.

•Nuk duhet te kete gabime ortografike ose gramatike.

•Lexoje letren me ze te larte qe te sigurohesh qe nuk ka fjale qe mungojne

•Letra juaj duhet te jete e printuar cilesisht, dhe te kete te njejtin format me CV-ne tuaj.

•Mbaj nje kopje per vete.

•Firmose nese do e postosh.




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 101332, stampe 64 ©
Precedente
Investimet e huaja 1 miliard dollare, Shqipėria e dyta nė rajon