Original news    English    Italian    Albanian   

Investimet e huaja zevendesuese per parate e emigranteve
Autor Roni - mer 25 apr 2012 00:46

TIRANE - Ekspertet e vleresojne nje sinjal pozitiv per ekonomine shqiptare rritjen e fluksit te investimeve te huaja direke, te evindetuar ne raportin boteror te investimeve te huaja per vitin 2011, qe u prezantua dy dite me pare nga zyra e PNUD-it ne Tirane.

Sipas ekspertit Ardian Civici, ky fluks te ardhurash nga investimet zevendeson burimet tradicionale, qe po shenojne renie, si remitancat, privatizimet etj.

“Ky eshte nje lajm i mire per ekonomine dhe zhvillimin ne Shqiperi. Ky lajm eshte i rendesishem sepse ne rajonin e Europes Juglindore Shqiperia dhe Serbia jane dy vendet me atraktive per sa u perket investimeve te huaja direkte, nderkohe qe shume vende te tjera, qe deri para disa vjetesh kane qene para nesh ne kete fushe, tani kane mbetur pas.

Duhet theksuar se zevendesimi i disa faktoreve qe kane ndikuar deri tani ne menyre konstante ne rritjen ekonomike te vendit, siē jane remitancat apo te ardhurat nga privatizimet etj., duhet te zevendesohen nga investimet e huaja direkte, qe ne thelbin e tyre permbajne elemente te nje zhvillimi te qendrueshem ekonomiko-social te vendit.

Kjo vazhdimesi e rritjes se investimeve perben nje trend shume pozitiv per nje rritje te qendrueshme te ekonomise shqiptare”, - shprehet Civici.

Ai permend gjithashtu edhe faktoret qe kane sjelle kete rritje investimesh ne Shqiperi. Investitoret e huaj jane te terhequr nga stabiliteti makroekonomik qe gezon vendi, pozicioni gjeografik dhe nga projektet e qarta te zhvillimit ekonomik.

Investimet e huaja direkte ne Shqiperi gjate vitit 2010 kapen shifren 1 miliard e 97 milione dollare. Kjo shifer na rendit te dytet ne rajon per fluksin me te larte te investimeve te huaja direkte pas Serbise.

Dhoma e Tregtise dhe Industrise




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 7108, stampe 29 ©
Precedente
Kėshilla pėr Fermerėt qė Mbarėshtojnė Bagėti tė Imta